• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra dëshpëruese e të afërmes së  Lubonjës: Po vdes në dhomën e konviktit

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aktivistja Ajtanga Lubonja, motra e Fatos Lubonjës ka bërë thirrje për ndihmë nëpërmjet një letre drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe ambasadorit amerikan në Tiranë. Ish e përndjekura politike shprehet se ka 25 vite që është lënë në harresë, në pritje të një pensioni social, në një kohë kur sipas saj ngrihen në piedestal kriminelë, hajdutë dhe oligrakë. Ajo thotë se është duke vdekur në një dhomë të mjerë konvikti, ndërkohë që kurohet nga ilaçe të skaduara që ndihmojnë politikanët të pasurohen. Aktivistja Lubonja është shprehur se ishte në krye të lëvizjes për rrëzimin e  Fullanit, por ndërkohë që ai dëmshpërblehet ajo konsiderohet armike e popullit.
Në letrën e saj Lubonja ka shkruar:
”Z.Bujar Nishani, President i Republikës të Shqipërisë
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës të Shqipërisë
Z.Donald Lu, Ambasador i SHBA në Republikës e Shqipërisë

Tiranë, 6.07. 2016

Jam Ajtanga Lubonja, qytetare e Republikës së Shqipërisë, 68 vjeç, banuese në Tiranë, e Persekutuar Politike, e dënuar me damkën e egër si “Armike e Popullit”!

Të nderuar Zotërinj,
Për funksionet qe mbani, jeni shpresa e çdo qytetari!

Duke provuar të gjitha rrugët ligjore, duke trokitur në çdo institucion që presupozohet të zgjidhë problemet e popullit dhe duke mos marrë asnjë zgjidhje…
vendosa t’ju drejtohem!

Trajtimi i të Persekutuarëve Politikë dihet botërisht se në çfarë përmasa shnjerëzore është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet!
Kam 25 vjet që vetem pres!

Sot jam e lënë në harresë nga shteti im në një kohë kur ngrihen në piedestal KRIMINELË, HAJDUTË, OLIGARKË!
Vuajtjet dhe ulërimën e popullit nuk e degjon askush!
Vjedhja, korrupsioni na kanë mbuluar…
boll me spektakle sikur po luftoni për POPULLIN!
Diçka njërëzore ju kam kërkuar…atë që më takon “Rehabilitimin dhe kompensimin e të Persekutuarit” për vuajtjet që kemi hequr që edhe kur t’i zhdëmtoni 100 % nuk zhdëmtohen dot kurrë!
Prindërit më vdiqën me buzë të plasur e në varfëri (vetëm një këst mori babai i shkretë dhe vdiq)!

Nëna ime e bija e Et’hem Totos, burrë shteti, patriot e Ministër i Brendshëm në vitete 1935-36, vdiq po ashtu,

ne bijtë po plakemi në varfëri të plotë,
unë po vdes në një dhomë të mjerë konvikti, ku jetoj prej 25 vitesh e sëmurë dhe nuk kam mundësi kurimi…se ne na japin ilaçe të skaduara që të pasurohen politikanet tanë!

Jetoj me nje PENSION MINIMAL,
kërkova “PENSION SPECIAL” sepse i kam sherbyer vendit tim sa ta meritoj këtë pension!
Emri i familjes LUBONJA e thotë;
emri i Familjes TOTO e thotë!

Kam qenë në ballë të lëvizjes për Demokraci, kam marrë pjesë në nisma ku jam dënuar me vdekje; isha pjesë e Lëvizjes për rrëzimin e Fullanit! Por Fullani po zhdëmtohet, po kërkon miliona, ndërsa unë vazhdoj të jem “Armike e Popullit”, sepse pensionet speciale dhe privilegjet vazhdojnë  t’u jepen komunistëve, spiunëve, lakejve!
Ju kërkoj ndihmë!
Ndihmoni!
Me respekt
Ajtanga Lubonja”.

ma.me
Next Post

Operacion i madh anti-drogë në Ballkan, arrestohen disa biznesmenë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In