• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacion i madh anti-drogë në Ballkan, arrestohen disa biznesmenë shqiptarë

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, ka deklaruar se është mbyllur me sukses një nga operacionet më të gjerë kundër trafik në rajonin e Ballkanit.

Në konferencën për shtyp, Çipa deklaroi se hetimet kanë nisur më 2015 dhe kanë vazhduar për 15 muaj. Ai shtoi se operacioni ka qenë një bashkëpunim i madh midis policive e prokurorive të disa vendeve, përfshirë edhe SHBA.

Më 6 e 7 shkurt, janë bërë disa arrestime në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në Shqipëri janë arrestuar 14 persona dhe dy të tjerë janë në kërkim. Në Greqi janë 10 të arrestuar e po aq në kërkim. Operacioni policor është zhvilluar edhe në Maqedoni e Bullgari.

Të arrestuar për përfshirje në trafik janë biznesmenët Jurgen Molla, i njohur edhe si Miri Molla, bashkëpronar i Molla SHPK. Shyqyri Kotorri, Anesti Koromani investitor në fushën e ndërtimit, Nuredin Nazëraj pronar i një hoteli në Vlorë, Lulzim Qorri, Denis Sinamati dhe një biznesmen nga Kosova.

Sipas Çipës, janë kapur 1.8 kilogramë kokainë e 22.6 kilogramë heroinë.

Ndër të tjera Cipa tha se organizatorët janë nga Turqia. “Është kapur një sasi e madhe droge. Persona të tjerë organizator janë nga Turqia, dhe nga Kosova.”, tha Cipa.

Kreu e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Xholi deklaroi se do të vijojë hetimi dhe dokumentimi i këtij rasti trafikimi.

“Krahas dokumentimit të kësaj vepre, prokuroria për krimet e renda për vijim do vijojë të kryejë me veprime të tjera që ka të bëjë me aplikim të masave ndaluese dhe parandaluese. Gjej rastin të shpreh vlerësimet e mia për gjithë angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, bashkë me prokurorë dhe oficerë në këtë rast, duke vlerësuar punën e tyre. Si drejtues i prokurorisë për Krimet e rënda, i shpreh Policisë së Shtetit angazhimin tonë, për këto çështje.”, tha Xholi.

Ndër të tjera Çipa është pyetur edhe për grabitjen në Rinas, ndërsa ai e cilësoi atë një ngjarje të rëndë. Çipa tha se çështja është në hetim. “Policia është e angazhuar për të zbardhur ngjarjen dhe këtë rast të rëndë. Autorët janë shpallur në kërkim.”, tha Çipa.

n…

D.I.

Next Post

Belgjika: Shqipëria do rikthehet në listën e vendeve të sigurta këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com