• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letërsisë shqipe 400 vjet të vjetër iu hapën dyert nëpërmjet Kadaresë

by Aalison Pearse Stevens
13/04/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e parë e ngjarjes më të madhe në fushën e bibliotekave në Kosovë i është kushtuar shkrimtarit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht, Ismail Kadare.

Me konferencën shkencore “Ismail Kadare – leximi dhe interpretimi” dhe me ekspozitën “Qytetet e Kadaresë” të martën është hapur edicioni i 14-të i “Javës së Bibliotekës në Kosovë” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, shkruan “Koha Ditore”.

Në konferencë krijimtaria e Kadaresë është trajtuar nga këndvështrime të ndryshme e ndër të tjera ai është cilësuar si shkrimtari, i cili e bëri të njohur edhe letërsinë shqiptare, e cila, ani pse kishte katër shekuj që ekzistonte, ishte pak e njohur përtej kufijve.

E në hollin e “Pjetër Bogdanit” kanë zënë vend botime të ndryshme të veprave që përshkruajnë qytetet shqiptare në mesin e të cilave “Kronikë në gur” e “Mjegullat e Tiranës”. Pjesë e ekspozitës janë edhe dorëshkrime e intervista të shkrimtarit.

E njëjta ekspozitë ishte hapur edhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë më 28 janar të këtij viti, pikërisht në ditën kur shkrimtari me nam mbushi 80 vjet.

Tryezat shkencore e inaugurimi i shtëpisë së restauruar të Kadaresë në Gjirokastër ishin ndër aktivitetet e organizuara në fund të janarit në Shqipëri në kuadër të “Vitit të Kadaresë”.

E në ditët e “Javës…” në Kosovë ekspozita e konferenca janë aktivitetet e para që organizohen për nder të shkrimtarit. Në hollin e bibliotekës ku ka zënë vend edhe një pano me portretin e Kadaresë në sfond të të cilit është qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, ka thënë se për ekspozitën institucioni që ajo udhëheq ka vendosur të zgjedhë një pamje specifike të veprës së Kadaresë, e cila ka filluar të kristalizohet dhe të bëhet e dukshme me qytetet për të cilat shkruan shkrimtari.

“Ekspozita është një lloj ftese për një udhëtim letrar në veprën kadareiane. Kemi vërtet dukurinë e shkrimit të qytetit në veprën e Kadaresë. Në ekspozitën që kemi hapur në Tiranë e kemi shoqëruar me imazhe të simbolikave të qyteteve për të cilat ka shkruar më shumë.

Për fat të keq të një defekti në transport panelet e mëdha të imazheve nuk mund të jenë në këtë ekspozitë”, ka thënë Asllani. Sipas saj në veprat që prezantohen në ekspozitë është një rrugëtim që krejt natyrshëm lind me qytetin e Gjirokastrës, duke gërshetuar krijimin e saj që nga bërthama.

Next Post

Video/ Tregtarët protestojnë, kryebashkiaku: "Ta fus portofolin në gojë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In