• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër nga periferia e Botës: Pse më frikëson Trump

by Baton Haxhiu
01/03/2025 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

E pashë dhe e përjetova takimin midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt. Nuk isha atje fizikisht për të kuptuar më shumë, por po e shikoja dhe  ndjeva peshën e çdo fjale, të çdo pauze të sikletshme dhe të çdo shikimi të zbrazët të Zelenskyt.

Ishte një moment që nuk mund të kalonte pa u përjetuar, edhe nga një njeri si unë, që vjen nga një vend i vogël si Kosova, një periferi e botës që rrallëherë ose gati kurrë shihet si faktor. Por ndjeva atë që përjetova unë, që kur e pash dhe dëgjova Trump-in dhe gjithë ngjarjen, kuptova se nuk jam këtu për të heshtur, sepse e di dhe e kam shumë të qartë çfarë do të ndodh me Kosovën.Dje pati një heshtje të rëndë që është një heshtje që bie mbi njerëzit kur fuqia e perandorisë shfaqet brutalisht.

Shumë preferojnë të mos flasin. Ndoshta nga frika e asaj që mund të ndodhë kur thua të vërtetën, ndoshta edhe nga ndjenja se nuk ka kuptim, sepse ata që marrin vendime nuk dëgjojnë. Por unë nuk besoj në heshtje. Nuk e besoj atë iluzionin se nëse nuk e shprehim shqetësimin tonë, atëherë ai nuk ekziston. Prandaj po e shkruaj shqetësimin tim nga periferia e botës për takimin Trump-Zelensky.

Ajo që ndodhi në atë takim nuk ishte thjesht një përplasje mes dy liderëve. Ishte një demonstrim i qartë i një ndryshimi thelbësor në mënyrën se si fuqia e madhe e sheh botën dhe aleatët e saj.

Ishte një moment ku gjuha e diplomacisë u hoq si një maskë e panevojshme dhe u zëvendësua nga një diskurs cullak, brutal dhe pa asnjë përpjekje për të ruajtur as dëshirën më të vogël për respektin.

Kur Presidenti i SHBA-ve i tha Presidentit të Ukrainës se ai nuk kishte më ushtarë dhe ishte i mbaruar, nuk po e poshtëronte vetëm Zelenskyn. Po dërgonte një mesazh për të gjithë botën, se nëse nuk ke fuqi, nuk ke vlerë.

Kjo nuk ishte një deklaratë politike, por një shpallje e një rendi të ri botëror, ku marrëdhëniet nuk ndërtohen më mbi vlera të përbashkëta apo mbi histori aleancash, por mbi një hierarki të pastër të forcës dhe dobësisë. Të të fortit mbi të dobëtin. Ishte mesazh i qartë se në këtë rend të ri, shtetet e vogla nuk kanë vend përveçse si territore për t’u shfrytëzuar ose për t’u harruar.

Më frikësoi Trump sepse ai nuk donte ta kuptonte dhe nuk e fshehte,  dallimin mes një shteti dhe një korporate.

Shtetet krijojnë aleanca, mbajnë ekuilibrat globalë, ndërtojnë siguri afatgjatë. Korporatat bëjnë marrëveshje, kërkojnë përfitime, shohin vetëm fundin e bilancit.

Shtëpia e Bardhë nuk është një zyrë biznesi dhe një marrëdhënie ndërkombëtare nuk është një kontratë ku njëra palë mund të blejë tjetrën në emër të përfitimit neto.

Kur udhëheqësi i fuqisë më të madhe në botë nuk e kupton këtë dallim, atëherë gjithçka është e rrezikuar.

Takimi midis Trump dhe Zelenskyt ishte një rikthim tek rendi i “balance of power” përpara dy luftërave botërore, kur diplomacia nuk ekzistonte dhe fuqia ishte e vetmja gjuhë që flitej.

Nuk kishte asnjë përpjekje për të gjetur një terren të përbashkët. Ishte një duel, jo një bisedë. Një betejë për dominim, jo një kërkim për zgjidhje. Dhe kjo tregon diçka edhe më të rrezikshme, se ata që qeverisin nuk e kanë më durimin për të negociuar. Ata qëndrojnë në pozicionin e tyre dhe presin që tjetri të dorëzohet.

Unë vij nga një vend i vogël si Kosova,  një rajon që e di shumë mirë se çfarë ndodh kur fuqia trajton të dobëtit si të padobishëm. Historia na ka treguar se kur diplomacia dështon, nuk ka vakuum, ka vetëm dhunë. Kur bota nis të shohë shtetet e vogla si mallra për t’u tregtuar dhe jo si aleatë për t’u mbrojtur, atëherë asnjë vend nuk është më i sigurt.

Por për mua, kjo nuk është thjesht çështje teorike. Kjo është e prekshme.

Vij nga një vend që ekziston falë mbështetjes së aleatëve të tij. Nga një vend që e di se çfarë do të thotë të jesh i vogël, të mos kesh ushtri të madhe, të mos kesh burime të mëdha natyrore për të negociuar, të mos kesh ndikim që të blen vëmendjen e botës.

Vij nga Kosova, një vend që e di më mirë se shumë të tjerë se si duket kur bota vendos të mos kujdeset më për ty.

Dhe për këtë mallkoj këtë qeveri dhe Kurtin në veçanti, që nuk i dha fund zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Dhe pikërisht për këtë më frikëson ajo që pashë në atë takim.

Sepse sot është Zelensky ai që i thuhet se është i mbaruar, por nesër mund të jetë dikush tjetër.

Mund të jetë Kosova!

Sepse dje e pashë që Amerika fillon të shohë çdo marrëdhënie me vendet e tjera si një transaksion tregtar dhe jo si një angazhim strategjik mes aleatësh.

Pyetja është çfarë do të ndodhë me vendet që nuk kanë asgjë për të ofruar përveçse historinë e tyre dhe nevojën për mbështetje? Çfarë do të ndodhë me ne?

Të kthehemi kah atyre vendeve që do dalin si kandidate të mundshme për të ofruar mbrojtje?

Në një botë ku gjuha e forcës është e vetmja që po shtrohet, të vegjlit nuk kanë më zë. Dhe nëse fuqitë e mëdha vendosin që shtetet e vogla janë thjesht një kosto e panevojshme në bilancin e tyre strategjik, atëherë historia na mëson se fati i tyre nuk është i mirë.

Nuk po shkruaj këtë sepse besoj se zëri im mund të ndryshojë diçka. Nuk jam aq naiv. Por besoj se e vërteta duhet të thuhet, edhe nëse nuk dëgjohet.

Dhe ndoshta, në këtë kohë të errët, të thuash të vërtetën është akti më i guximshëm që na ka mbetur.

Ndaj nuk më pëlqen se pse sot po heshtet.

Dhe, nga përvoja e di që kur heshtja bëhet taktikë e jetës së njeriut atëherë, liria do të shitet si biznes.

Nga përvoja, gjithashtu, e di edhe pse njerëzit heshtin. Ata e bëjnë gjithnjë sepse frika është më e lehtë se përballja.

Dhe natyrisht, bëjnë kalkulime me heshtjen  sepse shpresojnë se Trump do të gabojë aq shumë sa të shembet vetë.

Por, ata që heshtin harrojnë një gjë, kur një lider sillet si tregtar dhe jo si shtetar, ai nuk gabon vetëm për veten, ai e shndërron botën në një pazar pa asnjë vlerë tjetër jashtë fitimit dhe fuqia është i vetmi çmim.

Ajo që pashë në ekran në takimin me Zelenskyn, më la të kuptoj se Trump nuk është më Amerika e lirë, ai është Amerika e biznesit.

Kuptova që për presidentin Trump, shtetet nuk janë aleatë, por klientë. Dhe, klientët ose paguajnë, ose lihen të falimentojnë.

Liria, për të, nuk ka kuptim nëse nuk mund të shitet. Diplomacia nuk ka vlerë nëse nuk mund të kapitalizohet.

Kështu, bota kthehet pas, në një epokë ku nuk ka më marrëveshje, siguri mes aleatësh, por vetëm fuqi.

Në një rend ku të vegjlit nuk negociojnë më për ekzistencën e tyre sepse ata ose e blejnë atë, ose zhduken.

Dhe në këtë botë të re, ku gjithçka ka një çmim, çfarë ndodh me ne? Tek e fundit jo çka do ndodh me Ukrainën dhe Vendet e Baltikut dhe Kosovën, por çka do ndodh me njeriun, nën mbretërinë e Trump.

Me siguri o Trump do të dështojë, ose bota e deri më tanishme e bazuar në rendin që njohim, atë të sigurisë mes aleatësh, të ligjit ndërkombëtar, të forcës së institucioneve ndërkombëtare do të ketë një fund të tmerrshëm.

Kjo është arsyeja pse gjuha e tij nuk ka respekt, pse takimet e tij duken për atë që janë, një shfaqe agresive dhe jo si bisedime diplomatike.

Next Post
“Vishu me kostum”, këshilla e Trump që Zelensky nuk e mori parasysh

“Vishu me kostum”, këshilla e Trump që Zelensky nuk e mori parasysh

Comments 1

  1. MH. says:
    10 months ago

    Nji artikull i forte me urtine e mendjes.Te gjithe cfare shkrove ishin rreale.Pershkrimin me Kurtin gabove.Sepse Kurti edhe pse shtet i vigel sillet si shtetar ku mbeshtetet te kligji themeltar i pavarsise se kosoves KUSHTETUTE.Ku nuk behet biznes por diplomaci.
    Gjithesa shkrove ma poshte Kurtit.Vlersove qendrimin e kurtit ashtu sic asht Kurti Zot i vendit te lire.Qe nuk e trajton si biznes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
krishtlindje

Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

December 25, 2025
“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

December 25, 2025
Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro

Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro

December 25, 2025
De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

December 25, 2025
“Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë”/ “Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA

“Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë”/ “Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA

December 25, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Habit me deklaratën e tij Dash Shehi: Po përfundojmë si Bjellorusia, institucionet janë zgavra korrupsioni

December 25, 2025
“Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet”/ De Biasi: Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës! Nuk e kisha të lehtë

La Gjimshitin jashtë listës në EURO 2016/ De Biasi e pranon: Më dhemb zemra që nuk i dhashë mundësinë të luante

December 25, 2025
Mot i keq përfshin Italinë/ Alarm i kuq në disa rajone, rrëshqitje dheu dhe evakuime

Mot i keq përfshin Italinë/ Alarm i kuq në disa rajone, rrëshqitje dheu dhe evakuime

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com