• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër nga Burgu drejtuar një zagari

by Leka Bungo
29/06/2023 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leka Bungo

Fort i Përndershmi Drejtor i Gazetes Telegraf

ENGJELL MUSAI

Shënim : U konsultova me gjuhëtarë të ndryshëm dhe mësova se të akuzosh dikë si ZAGAR nuk është më rëndë se ta akuzosh si HAJDUT .

Kjo është arsyeja që po tregohem “ i gjerë“ me ty, duke të quajtur thjesht ZAGAR.

Zoti Drejtor

Të shkruaj nga qelia Numur 21 e Burgut të Reçit .

(Ti e di unë jam “mik “ i Ramës “ dhe nuk mund të më fusnin në një burg dosido. Përkundrazi, më sistemuan në qelinë e vetme që është me pamje nga deti.)

Sot në botë numërohen qindra sëmundje të ndryshme, të lehta, të rënda, kalimtare, të pa shërueshme e të tjera.

Përveç Leucemisë dhe kancerit që konsiderohen nga më të rëndat, një nga sëmundjet më të përhapura të kohës është “SHPIFJA “ .

E pra kjo është sëmundja nga e cila TI vuan prej kohësh.

Mirëpo kjo hyn tek ato sëmundje që nuk mund të diagnostikohen as nga skaneri dhe as nga analizat e gjakut.

Edhe pse jam i bindur për sëmundjen nga e cila vuan, shkaqet e saj janë të panjohura për mua. Por nuk i kam humbur shpresat se një ditë do t’i mësoj.

*. * *

Mendo një çast sa do ishte rritur niveli i Gazetes Telegraf, nëqoftëse pronari do të hiqte karrigen e Drejtorit dhe do të emëronte SHITËS Gazete!

( Kjo do të thotë që Gazeta nuk është me fat.)

Më poshtë do të përpiqem të kujtoj disa SIMPTOMA në të cilat shpërfaqet sëmundja jote. Ajo daton qe ne 25 korrik 2019…

Ja si shkruan Gazeta jote :

“ Si u ble Leka Bungo nga Rama “

1 .” …Në 29 dhjetor të vitit 2014, pak më shumë se një vit pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, artistit Leka Bungo i jepet me firmën e Kryeministrit pension i posaçëm …”

( Në atë kohë unë mbaja Titullin “ Nderi i Kombit “ i nominuar nga një President i djathtë.)

Pak rreshta më poshtë : Gazeta jote bie dakort me vendimin e Kryeministrit, dhe kjo sipas meje është e pa falshme për ty.

Është e pa falshme, sepse një “Personalitet i Djathtë“ që është angazhuar në një përleshje të përjeteshme me Kryeministrin nuk mund të bjerë kurrsesi në NJË MENDJE ME TE .) Mirëpo pak rreshta më poshtë shkruan të kundërtën:

“….. Sigurisht një artist si Leka Bungo meriton të vlerësohet edhe më shumë se kaq për kontributin e tij të pa zëvendësueshem në artin shqiptar ….!!! “

Në daten 10 Nëntor të vitit 2019 Gazeta jote shkruan :

1 .”Pse heziton Spak të ARRESTOJË binomin butaforik të TVSH-së Leka Bungo e Martin Leka .

RTSH e vitit 2021, ka në krye një bejtexhi të lindur 9 muaj perpara çlirimit të Shqipërisë. Kryetari i Këshillit Drejtues

Leka Bungo është zhytur aq shumë në AFERA “KÇK” me Drejtorin aktual …

(Bëj pak durim. Arsyen pse heziton SPAK për arrestimin tim do ta bëj me dije në fund të këtij shkrimi.)

Në datën 18 Qershor të vitit 2023 Gazeta jote shkruan:

3.Gati dy padi në SPAK për Leka Bungon Kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. (Në garën për emërimin e Drejtorit

të Përgjithëshëm të RTSH-së, kishe aplikuar edhe ti, zoti Musai. Mirëpo ndryshe nga shumica, u skualifikove sapo hyre në garë. Ndërsa ai që fitoi postin e Drejtorit të Përgjithëshem u votua unanimisht nga të gjithë anëtaret e Këshillit Drejtues.

Këtë fakt nuk e sjell për ty po për lexuesin që të mësojë ARSYEN e “REVOLTES “ tënde.

Gazeta jote ndër të tjera shkruan: “…burime tepër konfidenciale bëjnë me dije dhe për të cilat ekzistojnë edhe regjistrime “audio”, se në mënyre selektive, zgjedhja e titullarit dhe skualifikimet janë bërë me urdhër dhe nën trysnine e kreut të Këshillit Drejtues, Leka Bungo ….”

( Edhe pse sipas Ligjit vota ishte e fshehtë, ty nuk mund ta fsheh. Unë personalisht kam Votuar për ty . Jo se kish ndërhyrë ndonjë mik, siç ndodh rëndom në raste të tilla, por thjesht doja të shuaja kureshtjen se si mund të drejtohet një gjigand mediatik si RTSH-ja, nga një HAJVAN MEDIATIK.)

Jo larg, por sot më date 28 Qershor, titulli i shkrimit të përhershëm për mua ishte me germa kapitale: KËSHILLI DREJTUES i RTSH-SË ÇERDHE E KORRUPSIONIT ME PRODHIMET E POROSITURA. NËN HETIM EDHE FILMI 400 MILJON i LEKA BUNGOS.

Poshtë këtij titulli SHOKUES mungojnë vetëm ca gjëra të pa rëndësishme, siç janë FAKTET apo PROVAT. Gjithsesi, unë nuk do të lë gur pa levizur… për një Megavjedhje të tillë do të bëj çmos që të dënohem të paktën 50 vjet burg. (Besoj se PROVAT që do t’i duhen SPAK-ut mund t’i sigurojmë nëpërmjet MIKUT tënd,

“TË LASHTË“, ISH- DREJTORIT të PËRGJITHESHËM të HETUESISE SË ENVER HOXHËS. Besoj do ta bëjë kaq gjë për ty. Kësisoj mund të jem i pari që mund të bëj ca vite burg PAS VDEKJES.

* * *

Dhe tani do të jap përgjigje për atë për të cilën vuan prej kohësh:

Ata të SPAK-UT NUK E LEXONIN GAZETEN TELEGRFAF dhe kjo është e vetmja arsye që e kanë zvarritur padrejtësisht ARRESTIMIN TIM .

Sapo morën vesh që Drejtor i Gazetës ishte një koleg i tyre, ish POLIC BURGU, pa e lexuar deri në fund faqen e parë, më hodhën prangat .

GJITHESESI TE PRES NE BURG ose si VIZITOR ose si….

Next Post
Vrasja e adoleshentit ngre Francën në këmbë, digjen dhjetëra makina, mbi 150 të arrestuar

Vrasja e adoleshentit ngre Francën në këmbë, digjen dhjetëra makina, mbi 150 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In