• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letër e hapur për Inva Mulën: Bojkoto koncertin në Tetovë

by A R
11/11/2015 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe “Eco Guerilla” i kanë drejtuar një letër të hapur sopranos Inva Mula, duke i kërkuar të anulojë koncertin e saj në Tetovë, i parashikuar për në datën 30 nëntor. Sipas shoqatave, bojkotimi nga ana e këngëtares do të shërbejë si thirrje për ndihmë ndaj qeverisë, për të bërë më shumë për uljen e ndotjes së ajrit.

Ja letra e plotë

Nuk ka si mos gëzohet një qytet që vizitohet nga zëri yt magjik, nga interpretimi spektakular, nga madhështia e një artisteje me të cilën krenohet kombi shqiptar.

Paralajmërimi i Komunës së Tetovës që programi “Tetova feston Nëntorin” do përmbyllet me 30 Nëntor 2015 me një koncert tuajin do duhej të ishte lajmi më i mirë për një qytet si Tetova, por një Tetovë që për momentin qëndron në majat më të larta për sa i përket ndotjes së ajrit s’ka shumë hapësirë për gëzim nga raste si ky, sepse mushkëritë i kemi të mbushura plotë helm, zemrat plot mllef nga helmimi që po na bëhet, sytë i kemi të mbushur me lot tek po shohim vuajtjet e fëmijëve tanë që s’marrin dot frymë dhe mbi të gjitha, veshët i kemi të zënë duke dëgjuar patriotizmat e atyre që dje na premtuan qytet më të pastër në vend, dhe sot jemi qytet më i ndotur në botë.

E dashur Inva, në emër të nënave tona që vuajnë tek shohin dhimbjen e fëmijëve, në emër të fëmijëve tanë që çdo ditë më shumë ju përkeqësohet shëndeti nga ajri i ndotur, në emër të grave e motrave tona që s’ia dalin dot të bëhen nënë si pasojë e aborteve gjithnjë në rritje që shkaktohen nga ndotja e ajrit, në emër të atyre 7500 çifteve sterile të këtij qyteti që ka marrë rrugën e vdekjes, në emër të gjithë atyre që s’do kenë mundësinë t’ju ndjekin sepse janë shtrirë reparteve të onkologjisë – ju lutemi që TË BOJKOTONI KËTË ORGANIZIM që ka për qëllim të lajë e të mbulojë dështimet e autoriteteve përmes emrave të mëdhenj të artit tonë.

Sado që dëshira për të të dëgjuar zërin në Tetovë është shumë e madhe, akoma më e madhe është brenga që shëndeti i juaj mund të jetë në rrezik në këtë qytet të helmuar, zëri juaj që është pasuri kombëtare e jona rrezikon të dëmtohet, por edhe është irrituese të mendohet se të zgjedhurit tanë po përdorin artistë të kalibrit tuaj për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga problemet shumë të mëdha të Tetovës që kërkojnë angazhim serioz dhe konkret, tek një kulturë që s’meritojmë ta kultivojmë. Jo në këto kushte.

Me shpresë që do kemi sukses të shpëtojmë të gjallë nga kjo situatë dhe t’ju presim në qytetin tonë, si na ka hije – jo me maska në fytyrë, shpresojmë që TË BOJKOTONI KËTË ORGANIZIM DHE TË ANULONI KONCERTIN TUAJ NË TETOVË.

Me shumë respekt,

Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” & Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla” .

Next Post

“Shpërthen” Rakipi: S’ma lejon etika, por Rama është kryeministri më budalla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In