• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“L’Etat, c’est moi”, “Unë jam shteti” dhe politika e stërkëmbëshave

by Linda Karadaku
10/03/2017 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Po shihja një film-komedi të bërë ndoshta 10 vjet më parë kur personazhi kryesor që tallet me gjithçka, përfshi edhe shtetin, thotë: “Eh, shtet o shtet.” Përtej të qeshurës me moton “qesh se nuk qaj dot,” mu kujtua se fjala shtet është keqpërdorur dhe keqpërdoret aq shumë nga politika e stërkëmbëshave, saqë në fund, e vetmja gjë që mund të qeverisësh relativisht me siguri është brenda mureve të shtëpisë. Por edhe kjo është lëkundur kaq keq dhe kaq trishtë dekadat e fundit kur shohim krimin dhe dhunën në familje, saqë nuk di më ku ta gjesh apo të krijosh një copëz strehë që qeveriset siç duhet. Dhe kjo nuk ka të bëjë me pozitë-opozitën, kjo ka të bëjë me mentalitetin dhe mënyrën e të bërit politikë, që do ta përkufizoja me termin politika e stërkëmbëshave. Kjo përfshin të mos punosh, të mos e lësh tjetrin të punojë, të punosh keq dhe ta denigrosh tjetrin kur punon mirë, të përdorësh rrugën dhe ti vësh stërkëmbëshin institucionit, të përdorësh institucionin dhe ti vësh stërkëmbëshin rrugës dhe në fund, të gjithë dalim në një qafë, me shprehjen tjetër të filmit: “Moj kasolle ku na mblodhe.”

Më 13 prill, 1655, Luigji i XIV, Mbret I Francës, duke iu drejtuar parlamentit në Paris, deklaroi, “L’Etat, c’est moi”, “Unë jam shteti”. Duket qartë se ky ka qenë koncepti I thënë dhe I pathënë që ka drejtuar politikën shqiptare në dekada dhe shekuj dhe sigurisht në 26 vitet e fundit. Pushtetarët shqiptarë kanë qenë aq individualistë në drejtimin e shtetit, sa edhe sot e kësaj dite, ne vazhdojmë të themi në kohën e njërit apo të tjetrit…

Individi ka përcaktuar tepër fort funksionimin e shtetit, aq sa edhe administrata “përshtatej” sa herë ndërrohej individi në krye. Institucionet? Ato thjeshtë “përshtateshin”, ashtu si administrata…Kjo ka sjellë për pasojë dobësimin në maksimum të institucioneve duke I bërë pre jo vetëm të individit në krye të shtetit dhe qeverisë, por edhe pre (dhe kjo është më e keqja) e krimit!

Në një evoluim të rolit të Mbretit, Frederiku I Madh, Mbret I Prusisë deklaronte se Mbreti është shërbyesi I parë dhe gjykatësi I parë i shtetit. Në Shqipëri, pushtetari ka bërë të dytën duke qenë gjykatësi I parë I shtetit, por jo shërbyesi I parë I tij. Kjo ka çuar përsëri në institucione të dobëta, të paqëndrueshme, në mëshirën e politikës, ndërkohë që “gjykatësi I parë” vetëm ka forcuar rolin e vet, madje edhe duke prekur sa herë I është dashur për interesa të ngushta ose të gjera Kushtetutën e vendit.

Aq më keq bëhet situata kur institucioni si I tillë sulmohet për faktin që ekziston. Mark Mancall, professor I historisë në universitetin e Stanfordit në Shtetet e Bashkuara, thotë se është e rëndësishme të qartësohet ndryshimi midis një institucioni dhe mënyrës sesi përdoret ai. “Shpesh këto ditë, keqpërdorimi ose keqfunksionimi I një institucioni shërben si justifikim për ti ikur institucionit ose për ta modifikuar në diçka që nuk ka qenë për qëllim të bëhej pikë së pari,” thotë ai.

Cdo vlerësim I shtetit dhe institucioneve të tij duhet të bazohet së pari në suksesin me të cilin ata plotësojnë nevojat për të cilat janë krijuar. Asnjë institucion nuk është I mirë ose I keq, thjeshtë është I suksesshëm ose jo. Rinovimi I institucioneve bëhet pikërisht për këtë, për ti shërbyer më mirë interesit për të cilin janë krijuar. Në Shqipëri, ne kemi rinovuar shpesh, shumë shpesh institucionet për ti shërbyer individit, “Mbretit” por jo qëllimeve për të cilat është krijuar institucioni. Kur të vijë koha, që shpresoj të vijë një ditë që institucioni dhe mekanizmat e shtetit të jenë më të fortë se individi ose individët me dhe në pushtet, atëherë kemi hyrë në rrugën e modernizimit të shtetit, të bërjes shtet normal.

Next Post
Asistenca për të papunët, Shqipëria ndër dhjetë të fundit në botë

Instituti i Statistikave/ Papunësia në Shqipëri bie në 14.2 përqind

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026
Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

July 23, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

July 23, 2026
U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

July 23, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Protesta e flamingove hyri në çadrën e Lulzim Bashës

July 23, 2026
PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

July 23, 2026
Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

July 23, 2026
Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In