• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leshaj me ekselentët tek Akademia e Sigurisë: Do përmirësojmë infrastrukturën, nga ju kërkojmë integritet

by Java News
23/01/2020 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”. I shoqëruar në këtë vizitë, nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, Drejtori i Akademisë Bilbil Mema dhe Dekani i Fakultetit Ilirjan Mandro, Ministri nënvizoi rëndësinë e integritetit për punonjësit e Policisë.

Ai theksoi se procesi i Vettingut po funksionon dhe mbetet prioritet për mirë-funksionimin e organizatës së Policisë. Ministri tha gjithashtu se po punohet në disa fronte për ta përmirësuar infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por nënvizoi se do të kërkohet më shumë integritet nga vetë punonjësit. Në lidhje me bashkëpunimin me qytetarët, ministri i Brendshëm shtoi se nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka aleancë të fortë me publikun.

Lleshaj u kërkoi studentëve të Akademisë të jenë aktivë në procesin e partneritetit me shkollat e mesme e 9-vjeçare, duke organizuar orë të hapura me tema mbi sigurinë publike, pasi kjo ndihmon edukimin e të rinjve dhe rrit imazhin e Policisë së Shtetit. Më pas, ministri Lleshaj bëri me dije se po punohet për të përmirësuar bazën ligjore në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit me qëllim që kjo e fundit të ketë rezultate më efikase në luftën kundër krimit.

“Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri”, tha Lleshaj.

Në këtë kuadër ai vuri në dukje se sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë.

Më tej ai foli për Njësitë e reja të specializuara, që do të krijohen ose janë krijuar në Policinë e Shtetit, të tilla si Njësia për kapjen e personave në kërkim, Njësia kundër krimit ekonomik, kompjuterik dhe inteligjenca.

“Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim. Njësia “K”, për shkurt, e krimit ekonomik, “E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu theksoi se studentët duhet të jenë të përkushtuar ndaj punës, e zbatimit të detyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë karrierë në radhët e organizatës.

“Duhet ta konsideroni veten 1 nga 11 mijë punonjësit e policisë, dhe në qoftë se do ta konsideroni veten një nga 11 mijë punonjësit e policisë, diferencën duhet ta bëni me rezultat, me aftësi, me përkushtim dhe me dëshirën për ta përmbushur sa më mirë detyrën të cilën do t’ju ngarkohet. Nëqoftëse ju do të ecni me këtë filozofi pra diferencën me rezultat, me dëshirë dhe me përkushtim, të jeni të sigurt që kjo diferencë pa dyshim një ditë, jo shumë të largët, do t’ju japi mundësinë që dhe të ecni në karrierë, dhe të merrni detyra dhe besim më shumë për të menaxhuar një skuadër një sektor, apo një komisariat e me radhë,” tha Veliu, ndër të tjera gjatë bashkëbisedimit. /e.s/

Next Post
Daçiç i përgjigjet të dërguarit të Trump: Ndalja e heqjes së njohjeve nuk kompensohet me heqjen e taksës

Daçiç i përgjigjet të dërguarit të Trump: Ndalja e heqjes së njohjeve nuk kompensohet me heqjen e taksës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In