• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lëri dokrrat me mua, këto thuaja Berishës”, Noka sherr me gazetaren: Mos bëj tam-tamen e qeverisë…

by A R
22/10/2023 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha sot se përgjigjja e opozitës do të jetë politike pas masës shtrënguese të dhënë nga Gjykata për Sali Berishën dhe arrestimin e Jamarbër Malltezit.

Gjatë një ndërhyrje live në News 24, teksa po flisnin Fatos Lubonja dhe Klodiana Lala, Noka u përplas me gazetaren për akuzat e SPAK.

Noka: E gjithë është një sulm politik. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Pavarësisht se propaganda e Rilindjes mundohet të përhapë tymnaja dhe të fusë çështjen në kanale procedurale, çështja është politike. Malltezi është njeriu që ka nisur betejën kundër inceneratorëve. Sulmi vjen në momentin që Berisha është duke i mëshuar shumë çështjes së inceneratorëve dhe duke nxjerrë fakte që SKAP i partisë i fsheh. Sot Shqipëria ka një shtet privat dhe SKAP është një vegël në duart e shtetit privat për të luftuar kundërshtarin. E gjitha ka qëllim likujdimin e opozitës dhe krijimin e mercenaro-opozitës. Kushtetuta prevalon mbi çdo lloj procedure tjetër thuaj Klodit.

 

 

Lala: Këto thuaja prokurorit jo mua. Pse Berisha nuk e njeh vendimin e Gjykatës jo mua. Mua politikë mos më bëni. Unë gazetare jam. Unë kam raportuar edhe për inceneratorët, edhe për sterilizimin.

Noka: Ti bëj tam tamin e paligjshmërisë, por më dëgjo. Kushtetuta thotë në nenin 72 që deputetit nuk mund ti hiqet liria pa kaluar procedurën që duhet të njoftohet Kuvendi. Kur u arrestua Tahiri, kemi kërkuar si opozitë që deputetët të mos kenë imunitet. Ka qenë Rama dhe rilindasit pas tij që bllokuan heqjen e imunitetit. I them zonjës që Kushtetuta prevalon.

Lala: Nuk e keni me mua bejetën.

Noka: O zonjë të kam dëgjuar boll tani, më dëgjo ti se më keni ftuar.

Lala: Nuk mund të ngrini zërin siç e keni traditë. është e pamundur që unë të ulëras ndërkohë që zoti Noka ulëret paralelisht me mua.

Noka: Jo po më dëgjoni mua tani.

Lala: Rregullat nuk i caktoni ju tani.

Noka: Mos bëj tam tamet e regjimit dhe Edi Ramës.

Lala: Ore mos më trego tam tame regjimi mua, lëri dokrat me mua. Fjalët fyese ktheji mbrapsht.

Noka: Mos bëni zhurmuesen. Berisha nuk e firmos vendimin e gjykatës se është anti-kushtetues. është firmosur në kundërshtim me nenin 38 dhe 72 të kushtetutës. Ky është sulm politik dhe përgjigjen do ta marrë politike. Ai privatizim është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.

Lala: E thashë, por ju nuk dëgjoni çfarë themi.

Noka: Ke folur, ke një orë më dëgjo mua tani. Qeveria e PS ka nisur privatizimin. Nga terren sportiv në tokë truall e ka kthyer Edi Rama, jo Sali Berisha.

Next Post
Vargjet e tua kishin dritë dhe forcë! Elegji për një poet dhe mik shumë të çmuar

Ç’po bën SPAK, nuk është pak!

Comments 1

  1. Turi qe ta vur.. says:
    3 years ago

    Noka ju ka hyre gjaŕperi ne bythe shkoni tek kovac yp xhixhi tju a nxjeri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In