• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni Ukrainën, por shikoni Kosovën!

by Dritan Hila
16/02/2022 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në mesin e krizës ukrainase, studiot televizive shqiptare u mbushën me strategë shqiptarë që bënin skemat e Shtabit të Përgjithshëm rus dhe deshifronin atë që vrisnin mendjen edhe ekspertët perëndimorë. Atë që perëndimi e quajti “Psiko-luftë” dhe kishte të bënte me enigmën Putin, në një lojë të një bote ku simbolet, mesazhet, gjestet, janë një miks mistik, e zgjidhën shqiptarët që edhe katër nëndetëse që kishin, ua u hëngri ndryshku.

E megjithatë, pushtohet apo jo, kriza ukrainase është shenjë se bota nuk është më ajo e para. Rusia nuk është më superfuqia e dikurshme por Putin tregoi se nuk do të rrijë më indiferent për interesat globale të vendit të tij. Dhe Shqipëria ose më saktë bota shqiptare, do të preken nga kjo.

Në këtë moment, kur dy shtetet shqiptare i kanë dorëzuar komplet armët dhe ia besojnë mbrojtjen e tyre NATO-s, që një ditë të bukur mos ta shohin veten me pushkë druri duke mësuar vijën e shënjimit tre ditë para lufte, është e mira të bëjnë llogaritë. Shqipëria as sot dhe as kurrë nuk ka pasur ose do të ketë kapacitetet që të përballojë një agresion nga një fuqi e madhe apo e mesme. Por ka kapacitetet që t’i shkaktojë kosto të atilla që fqinjëve mos t’ju shkojë mendja ta shohin si një kafshatë të lehtë. Dhe këtu më shumë sesa për ne, bëhet fjalë për Kosovën e cila ende ka status evaziv, status të cilin gjasat janë ta ketë edhe për shumë kohë. E në këtë situatë kur gjysma jonë është ende e papërcaktuar, ne duhet të kuadrojmë objektivat.

Për këtë duhet që dy ushtritë të bashkërendojnë stërvitjet e përbashkëta dhe mos ta kenë këtë vetëm në kuadrin e momenteve të përmbytjes.

Duhet të caktojmë rreziqet primare. Kjo është Serbia. Në këtë situatë, Shqipëria e ka të pafalshme që ende e siguron hapësirën ajrore nga Italia dhe Greqia. Ka ardhur koha që ne të kemi flotën tonë e cila jo domosdoshmërish kërkon 200 F35. Edhe 30 F16 do të mjaftonin për të ruajtur hapësirën ajrore tonën dhe të Kosovës.

Ndërkohë Shqipërisë nuk i duhen mjetet e blinduara pasi nuk mund t’i përdorë skërkave të Dukagjinit apo Kolonjës. Por Kosovës i duhen për në Fushë-Kosovë.

Një planifikim i strukturave të armëve do të ishte një fushë tjetër e bashkëpunimit dypalësh.

Askush nuk e di se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të Kremlint. Vullneti i Rusisë nuk është vetëm vullneti i Putinit. Rusia është një perandori që edhe ai që do të vijë pas Putinit do të ndjekë politikën ekspansioniste ku Serbia do të jetë një levë e tij në prapavijën e NATO-s. Dhe objektivi i Serbisë është bota shqiptare. Ndaj lind edhe nevoja e një bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një konflikt të ardhshëm hipotetik, Shqipëria nuk do të rrijë asnjanëse nëse sulmohet Kosova. Ndaj përpara se të merremi me hallin e Ukrainës, le të qajmë tonin. Një fuqi modeste ushtarake e jona, e tillë që ta bëjë të paguajë haraç çdokush që e prek një nga dy shtetet shqiptare, ngjall respekt edhe te miqtë. Askush nuk e do një mik të dobët.

Next Post
Plotësohet anëtari i 10-të/ Meta dekreton Arbena Ahmetin për në Gjykatën e Lartë

Plotësohet anëtari i 10-të/ Meta dekreton Arbena Ahmetin për në Gjykatën e Lartë

Comments 1

  1. Byrek Pilaf Makaroni says:
    4 years ago

    Dheeee ….. më në fund, foli strategu ish-zv.ministër i mbrojties i Republikës së Shqipërisë “gjenerali” Dritan Hila, i gjathanshëm, poliglot, universal, sa është kompetent edhe si pjellin gratë, si mbarsen mushkat e gomaricat, si çiftëzohen mushkonjat, si pllenohen bimët, eth, etj. etj…..
    Krenohemi që në gjirin tonë, kemi njerëz të këtijë kalibri.
    I lumtë Tan Hilës, gjithollog e pordhollog i madh i këtijë katundi.

    Reply

Leave a Reply to Byrek Pilaf Makaroni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In