• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni SPAK-un të bëjë detyrën

by Artur Ajazi
27/10/2023 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Aferat korruptive të vjetra dhe të reja, të ish-pushtetareve dhe atyre aktualë që abuzojnë me paratë e taksapaguesve, janë tanimë në shënjestrën e një prej strukturave më dinjitoze të drejtësisë së re, SPAK. Por u mjaftua me thirrjen dhe masën penale ndaj ish-kryeministrit Berisha, që SPAK-ut, ti sulen majtas dhe djathtas, disa e shajnë dhe disa e “lëvdojnë”. Askush nuk e kupton se, në një shtet demokratik, ligjor dhe të pavarur, askush nuk duhet të merret me organet dhe vendimet e drejtësisë. Të mira, apo të këqija, atë e zgjidhin strukturat më të larta se SPAK.

Por ajo që po ndodh me kronikat mediatike, me emisionet televizive, me intervistat në gjuhë të huaj dhe shqipe, apo me kanosjet  nga individë dhe avokate se “do ta shohim kujt do ti dalë e vërteta nga këta palo banditë prokurorë”, janë thjesht shprehje e mentalitetit  ish-komunist.

Në fakt, edhe SPAK-ut, i lind e drejta morale të ketë pas çdo reagimi ekstremist, përgjigjen e vet. Por ajo nuk po ndodh. Drejtësia e re, duhet të jetë e pacënueshme, e lirë, e pavarur, dhe e panjollosur nga persona dhe grupime politike. Lëreni drejtësinë e re, të bëjë detyrën. Kemi dashur prej 32 vitesh të kemi një sistem drejtesie të pavarur, ku i madhi (me pushtet) dhe i vogli (pa pushtet) të ishin njëlloj para ligjit. dhe ja, ora e drejtësisë erdhi. Ne po e “vrasim” me dashje këtë risi të bukur, këtë ndryshim të madh, që po çon drejt hetimeve, gjykimeve  dhe dënimeve, pushtetarë të dikurshëm dhe të sotëm.

Fati më i madh yni, është pozicionimi i kryeministrit Rama. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që kryeministri i vendit, të mbronte dhe inkurajonte sistemin e drejtësisë, për ti vajtur deri në fund çdo akuze, denoncimi, afere etj. Lëreni SPAK-un të qetë, mos intimidoni hetuesit dhe prokurorët, gjyqtarët dhe policët, pasi edhe kjo është shkelje ligjore. Askush sot në Shqipëri, nuk është më i paprekshëm, askush nuk mund të pretendojë se, “jam me mandat dhe kryetar partie, dhe askush nuk më prek”.

Boll më, me vuajtje dhe sorrollatje qytetaresh, boll më me lutje dhe zhvatje milionash nga sekserët dhe zyrtaret e korruptuar, duke fituar gjyq    e me prokurorët dhe gjyqtaret e Plepave. U bënë milionerë nga paratë e hallexhinjve dhe aferave, duke zhvatur prona, troje dhe toka në male, dete, liqene, fusha dhe qytete. Është bërë një katrahurë e paparë në 32 vjet, ndaj lëreni SPAK-un të bëjë detyrën, të na tregojë me vepra se, çdo qytetar, pushtetar dhe person i veshur me imunitet, do të shkojë para ligjit  dhe do të dënohet, në rast se ka vjedhur, grabitur dhe zhvatur e përvetësuar duke përdorur postin dhe shkelur ligjin.

Ky vend, do të ecë përpara atëhere, kur çdo qytetar i tij të shikojë dhe bëjë detyrën e caktuar, ndryshe kemi gjasa të rikthehemi sërish atje ku ishim. Ndaj, lëreni SPAK-un  të qetë….

Next Post
Kurti pranoi propozimin e BE / Rama: Serbia të bëjë të njëjtën gjë! Mjaft me gërmadhat e vjetra e të rrezikshme

Kurti pranoi propozimin e BE / Rama: Serbia të bëjë të njëjtën gjë! Mjaft me gërmadhat e vjetra e të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com