• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI!

by Mero Baze
20/02/2021 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta po përpiqet të sfidojë ligjin, qeverinë dhe çdo kundërshtar të tij, që e këshillon të mos përfshihet në fushatë elektorale, për shkak se është formalisht President i Republikës dhe kjo është shkelje kushtetuese e pozicionit të tij.

Shkon natën në Labëri, ditën në Berat, pasdite në Vlorë, në mbrëmje bën listë dekoratash, të cilën e jep në mëngjes dhe niset sërish në fushatë.

Nëse ka një gjë më zbavitëse në këtë fillim fushate, është pikërisht kjo axhenda e Ilir Metës. Aty ti shikon se si një njeri në panik, përpiqet të prodhojë deomos një konflikt me qeverinë dhe ligjin, që të duket i fortë dhe sfidues ndaj tyre.

Debati rreth veprimeve të tij ka ndarë shtypin dhe komentatorët që kërkojnë që ai të zbatojë ligjin. Por t’i kërkosh tani Ilir Metës zbatimin e ligjit si President është luks i tepruar.

Ilir Meta gjithsesi do ta shkelë një ligj dhe nëse nuk bën fushatë elektorale. Edhe po e le në Presidencë, ai me siguri do bëjë ndonjë tender që t’i vjedhë, do t’iu jap dekorata njerëzve që nuk u takojnë, do kthejë ligje pa arsye, apo do të përfshihet në aktivitete politike që e thyejnë gjithësesi statusin e tij si President.

Ndaj është më mirë që të mos debatohet më, për faktin që Ilir Meta po bën fushatë për LSI. Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI. Kjo është gjëja më legjitime që ai mund të bëjë edhe duke shkelur ligjin.

LSI është krijesë e tij, përbindëshi i tij dhe tashmë varrmihësja e tij. Lëreni të merret me të, që pas zgjedhjeve të mos thotë që dështuam se nuk u mora unë me LSI.

Ai duhet të përballet me përbindshin që ka krijuar vetë.

Nga ana tjetër ai duhet lënë të merret me LSI, publikisht, pasi i bën mire kujtesës së shoqërisë dhe mobilizon më shumë qytetarë të votojnë kundër saj.

Ekziston rreziku që duke identifikuar LSI-në me Kryemadhin, njerëzit të bëhen indiferentë ndaj saj. Por nëse shfaqet Ilir Meta, gjërat janë më të qarta dhe reagimi do jetë më i madh.

Por mbi të gjitha Ilir Meta duhet lënë të bëjë fushatë për LSI, pasi ai mund të çmendet nga ideja që ndaj tij mund të ketë një komplot të ri mes Bashës e Ramës, për ta lënë në Presidencë dhe për t’i shkatërruar LSI.

Mos ja ushqeni përsëri këtë paranojë. Lëreni të bëjë fushatë për LSI si President, me makina të Presidencës, me shoqërues të Gardës, me dekorata të Presidencës dhe çdo mjet tjetër që ka në dorë.

Mos ju referoni më ligjit dhe as mos merrni mundimin të citoni nenet që ka shkelur.

Tërbimi i tij i dukshëm, deklaratat përçart, kërcënimet verbale si një skizofren dhe mbi të gjitha paralajmërimet e tij epike se do ngrej popullin në këmbë të përmbys pushtetin, janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shumicës në prag të këtyre zgjedhjeve, pasi i jep dhe një dimension komik humbjes së opozitës. Dhe kjo pa Ilir Metën nuk do ishte e mundur.

Next Post
“Me çfarë kuraje mund të mohohet transformimi?”/ Rama: Ndryshimi i depos farmaceutike të QSUT pas 7 vitesh

“Me çfarë kuraje mund të mohohet transformimi?”/ Rama: Ndryshimi i depos farmaceutike të QSUT pas 7 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

November 13, 2026
Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

November 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Nëntor 2026

November 13, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Si e përballojnë jetesën familjet me 1 deri 750 euro në muaj?

November 13, 2026
Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

November 13, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

November 13, 2026
VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

November 13, 2026
Marrëdhënie seksuale me të miturën, dënohet me 25 vjet burg 67-vjeçari në Fier

Tjetërsimi i tokës me dokumente false, Gjykata e Fierit jep masat për 5 personat e akuzuar! Lë në burg 4 prej tyre, njëri lirohet (EMRAT)

November 13, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Transferimi i dyshimtë nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Sadleva Bodon, Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In