• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni arrogancën në kryeqytet, kur shkoni për pushime në jug

by Luljeta Progni
17/08/2016 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Progni

Në vargun e fshatrave përgjatë Rivierës Shqiptare, mes Borshit dhe Lukovës ndodhet Piqerasi, një fshat i vogël, mbi kodrat me ullinj që zbresin deri në brigjet e Jonit, nën pllajat e zhveshura të maleve.  Është një vend ku pushimet kalohen shumë bukur!  Piqerasi, gjendet pothuajse në qendër të vijës bregdetare joniane, me një pozicion që të lejon të vizitosh plazhet dhe qendrat historike të Jugut vetëm për pak minuta. Është një fshat i paqtë, me gjelbërim e ajër të pastër dhe duke qenë se ngrihet disa qindra metra mbi nivelin e detit është më freskët. Në fshat ku nuk gjen as edhe një plehrë të hedhur nëpër rrugë.  Mbi të gjitha është një fshat ku banorët të presin me shumë mirësi.  Kishte shumë të huaj që e kishin zgjedhur për të pushuar dhe pak nga kryeqyteti.

Pranë qendrës, buzë rrugës kryesore, ndodhet një tavernë. Është një biznes familjarësh të përkushtuar për të plotësuar çdo nevojë të klientëve, me shërbim fantastik, gatime tradicionale shqiptare mjaft të mira dhe çmime shumë të favorshme. Shpesh aty sheh edhe turistë të huaj. Shend e verë ata komunikinonin me stafin e tavernës dhe kërkonin të provonin çdo lloj gatimi që ata kishin atë ditë në menu. Përbri tyre ishin edhe një grup turistësh shqiptarë. Nga dialekti dukeshin se vinin nga kryeqyteti. Ndryshe nga të huajt, shqiptarët dukeshin shumë mosbesues dhe gjithë sy e veshë për të kapur ndonjë detaj që nuk shkonte në tavolinë, apo rreth saj.

piqeras 5I zoti i tavernës, shfaqej shpesh në çdo tavolinë për të parë nëse klientëve iu nevojitej diçka. Kur u afrua te tavolina e turistëve shqiptarë u përball me një arrogancë të pakuptimtë. Nëse kishte diçka që dukej në çdo detaj të tavernës ishte pastërtia. Pikërisht aty nisi grricja e turistit kryeqytetas, kur i tha të zotit të tavernës: “ma pastro pak këtë…” pa asnjë lloj politese. Në fakt nuk dukej se kishte ndonjë gjë për të pastruar. Nejse, e kundërta ndodhi me turistët e huaj.

Sa herë shfaqej pranë tyre i zoti i tavernës, merrte me vete falenderimet e përzemërta për gatimet e shkëlqyera dhe për mikrpitjen.  Erdhi fund i drekës. Klienti që “urdhëroi” pastrimin e tavolinës mbante në dorë një kanaçe, e sa doli jashtë e ktheu me eks dhe e plasi kanaçen në rrugë. Farë pak metra më larg ishte një kosh plehrash. Dikush prej stafit të lokalit doli pas pak minutash, e mori kanaçen dhe e hodhi në kosh. Me siguri që këta “turistë“ mbushin me plehra edhe plazhet, pasi nuk pamë asnjëherë, që kur mbyllnin çadrat të merrnin me vete ndonjë qese me plehra. S’mund t’i akuzojmë banorët e jugut, pasi ata janë të gjithë ditën të zënë me punë dhe as që kanë mundësi të bëjnë ndënjë orë plazh.

Ata kanë ndërtuar disa lokale druri portative të mbuluara me kashtë dhe rrallë mund të gjesh ndonjë që ka derdhur beton pranë plazhit. Edhe betonizimin e kanë bërë “turistët kryeqytetas”. Sepse “turisti kryeqytetas” nuk interesohet shumë për natyrën, detin, kodrat, ullinjtë, kalatë apo muzetë arkeologjike.

piqeras 4“Turisti kryeqytetas” kërkon shërbime luksi, pishina, karkaleca, shkuma party etj. Banorët e jugut që punojnë gjatë verës: kamarierë, kuzhinjerë e kushdo tjetër që është pjesë e stafeve të hoteleve e restoranteve, nuk kanë asnjë garanci për të siguruar të ardhura nëntë muajt e tjerë të vitit, pasi largohet “turisti kryeqytetas”. Gjatë 9 muajve kur Jugu boshatiset nuk ka asnjë aktivitet, asnjë punë, madje as shkolla ku fëmijët të mësojën të shkruajnë e të lexojnë.

Pse gjithë ajo arrogancë, e në fund të fundit pse shprehet gjith ai mllef gjithandej nëpër rrjete sociale, madje edhe media, ndaj kësaj zone të Shqipërisë. Nëse hedhim vështrimin përtej Rivierës Shqiptare, në Greqi, shoqëria, shteti dhe mediat, janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për të përcjellë një imazh sa më pozitiv, me qëllim që të thithin sa më shumë pushues në mënyrë që të ardhurat të kthehen në investime të mëtejshme. E kundërta ndodh në Shqipëri. Çdo fillim sezoni, nis historia e sharjeve, e fyrjeve për jugorët që nuk munden të ofrojnë atë çfarë kërkojnë tiranasit për pushime.

Është e vërtetë se disa kushte minimale janë të panegociueshme, por për ato nuk e kanë fajin aspak banorët e zonave ku ne shkojmë e pushojmë. Nuk është aspak faji i tyre pse nuk ka ujë, pse mungon energjia elektrike e pse mungon infrastruktura rrugore. Është faji i qeverisë. Asnjë politikë për zhvillimin e turizmit në Jug apo në pjesë të tjera të Shqipërisë nuk është aplikuar në këto 25 vjet. Asnjë projekt trajnimi për stafet që ofrojnë shërbime në këtë perlë të Shqipërisë, me përjashtim të një faze të re betonizimi, ose ribetonizimi, siç kemi dëshirë ti vendosim nga një “ri” përpara çdo fjale për ta shitur si “trendy”.

Nëse nuk keni mundësi të ofroni asgjë në ndihmë të zhvillimit të turizmit në Jug, nëse nuk ke edukatën për t’i marrë me vete plehrat nga plazhi t’i hedhësh në kosh, të paktën hesht e mos vill vrer çdo vit, sa herë kthehesh nga pushimet në bregdetin e Jugut.

Në jug bëhen pushime shumë të mira. Mjafton ta lësh arrogancën në kryeqytet, kur shkon me pushime. (27.al)

Next Post

Ankaraja i kërkon sqarime Berlinit lidhur me platformën islamike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

December 8, 2025
VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës

VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës

December 8, 2025
LIVE- Nis “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

LIVE- Nis “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

December 8, 2025
Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

December 8, 2025
Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

December 8, 2025
Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

December 8, 2025
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen deri në mesnatë

BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

December 8, 2025
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

December 8, 2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

December 8, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In