• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lëreni Albinin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, Rama-protestuesve: Shqiptarët nga Kosova & RMV s’janë diasporë

by A R
21/06/2026 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i takon protestës që u zhvillua të shtunën, 20 qershor, në kryeqytet.

Duke iu referuar postimit të bërë nga një qytetare, ai shkruan se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë, por qytetarë të një shteti fqinj, si pjesë shtetformuese së bashku me maqedonasit. Sipas tij, e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët e Kosovës, pasi ata kanë shtetin e tyre të pavarur.

Kreu i qeverisë thekson se paraqitja e tyre në Tiranë si “diasporë” dhe përdorimi i flamujve kombëtarë në këtë mënyrë dëmton imazhin e shqiptarëve në rajon. Në reagimin e tij, Rama përmend edhe përdorimin e flamurit të UÇK-së gjatë protestave në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një keqpërdorim të simbolit të luftës së Kosovës.

“Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:

Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?”, shkruan kryeministri në Facebook.

Në fund të postimit, Rama sqaron se reagimi i tij nuk lidhet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, nënvizon ai.

Next Post
Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

Comments 4

  1. teli says:
    3 months ago

    Rama rri veshtron cfar po ndodh ? E habiteshme !

    Reply
    • Lui says:
      3 months ago

      O teli, po cfare duhet te beje Rama sipas teje?! Zgjedhjet e fundit ishin jo me larg se nje vit me pare dhe Rama si ralle here fitoi 83 , plus dhe mbi 100 mije vota te diaspores. Nese do kishte fituar me diference te ngushte, psh 72-73 apo qofte edhe 74 atehere do legjitimohej dhe dyshimi qe ka vjedhur apo blere vota dhe do kishte kuptim sadopak edhe kerkesa per doreheqje. Por ju keshtu fyeni mbi 600 mije shqiptare qe e kane votuar (po i heq gati 200 mije si te blera apo te vjedhura si vota). Dreqi ta haje nuk mund te besh nje shtet corap kur para nje viti i kishit te gjitha mundesite te votonit e te largonit kasten e vjeter. Shqiperia eshte edhe atdheu i atyre 700-800 mije qe e kane votuar Ramen prandaj boll me bllokime rrugesh e bulevardesh sepse duan te jetojne dhe pjesa tjeter qe nuk eshte me ju. Shtroni kerkesat cfare keni dhe cojani Rames. Nderkohe meqe doni ta hiqni kasten e vjeter politike, vitin e ardhshem jane zgjedhjet vendore. Krijoni subjekt politik, pergatituni dhe bujrum suksese e fitoni. Meqe mendoni qe ju ndjek i gjithe populli, atehere do t’i fitoni me siguri zgjedhjet bashkiake direkt vitin tjeter dhe pastaj keni rrugen te shtruar edhe per zgjedhjet e pergjithshme ne 2029. BOLL ME BLLOKIME!!!

      Reply
  2. Ragip Mollatarta says:
    3 months ago

    Diplomatikisht Rama është korrekt.
    Por, ne këtej nga Shqipëria, duhet të emërtojmë gjithë kazanët e plehrave, me emrin e Albin Kurtit dhe të të gjithë ministrave të tijç, nën shembulin e aktivisteve të VV dje në Tiranë, që shkruajtën në një kazan plehrash, emrin e një deputeti tonë, i cili është ekzemplar klasik, për mbrojtien e shqiptarizmit, kundër sillogjeve greke.
    Pra, e përkthyer, VV e Albin Kurtit, po bën punën e reaksionit grek, kunder personaliteteve politike shqiptare, që mbrojnë me kurajo e argumenta, kufijtë natyrorë dhe ato politikë të Shqipërisë.

    Reply
  3. Hodo Begu says:
    3 months ago

    E ke vezë fajin o Ramë.
    I ke dhënë shtetësi Shqiptare gjysmës së Kosovës dhe Çerekut të Shqiptareve të Maqedonisë.
    Hiqua të gjithëve pa përjashtim shtetësinë, se vetëm për ngatërresa e punë të këqija janë.
    Vetëm Behgjet Pacollin të marrësh si shëmbull, është më se e bollshme negativiteti që ata pis burrA e gra mbartin në genin e tyre gjakprishur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

September 21, 2026

Berisha del nga SPAK dhe akuzon kryeministrin: Rama vijon të vjedhë qytetarët…

September 21, 2026
Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

September 21, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

September 21, 2026
Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

September 21, 2026
Thaçi nuk është Mladić

Thaçi nuk është Mladić

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com