• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni Albinin dhe Kosovën të (pa)qetë

by Edvin Kulluri
30/06/2023 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Komisioni Europian përsëriti dy ditë më për të disatën herë skenarin e ndëshkimit të Abin Kurtit në rast të mos de-eskalimit të tensioneve më Kosovës dhe Sërbisë. Për hir të së vërtetës, ndëshkimi nuk do ishtë lajm I keq për Kurtin dhe qeverinë e tij, por për vetë Kosovën. Dhe ky nuk është paralajmërim vecse europian por edhe amerikan. Për herë të parë BE dhe SHBA janë të rreshtuara qartazi në të njëtën linjë lidhur me marrëdhëniet Kosovë -Sërbi që pas shpallje së pavarësisë. I ashtuquajturi “Quinti” është mishërimi I unifikimit maksimal të qëndrimeve mes vëndeve perëndimore që duan mjë marrëveshje që do I hapte rrugë njohjes se Kosovës nga Sërbia, si paradhoma e njohjes totale në rang ndërkombëtar. Dhe nuk ka qënë e lehtë të arrihej në këtë pikë pasi ato vënde që nuk e njohin Kosovën kanë patur arsye të brendshme por edhe historike, të cilat një njohje nga Beogradi do I rrëzonte. Por pikërsisht tani që perëndimi është bashkuar në mjete dhe qëllime, është Albin kurti ai që nuk e do marrëveshjen. Por Quinti nuk bëhet Sixt! Kaq e thjeshtë është pse perëndimorët nuk tolerojnë dot më ato që na duken kapricio por që nuk janë hic të tilla.

Së pari sepse Kurti nuk është më një cunak apo student I sapo liruar nga burgjet famëkeqë sërbe. Ai është një politikan që po kalon dekadën në politikën aktive dhe është nominuar dy herë kryeministër. Nuk po flasim për Gent Cakën që e morën nga kati bodrum I bibliotekës së Prishtinës dhe e gjeti veten Ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Jo. Ka bërë opozitë dy herë dhe po aq herë ka fituar. Zgjedhjet. Nuk e sheh më pushtetin nga poshtë, por Kosovën nga lart dhe Ballkanin e botën në sy. Është ulur me qindra herë në takime me diplomatë, politikanë e ushtarakë nga rajoni, BE dhe SHBA. Por ka dhe një opozitë përballë që e degjon e debaton me të përditë dhe media pa fund që e këshillojnë apo kritikojnë nga mëngjesi ne darkë, andej e këtej kufirit. Deri në Londër, Berlin e Ëashington. E cfarë bën në fund të cdo dite? As nuk merr mundimin të arsyetojë. Po hic fare. Bilës nuk dëgjon as cfarë ka thënë apo është angazhuar vetë në Ohër vetëm pak muaj më parë. E gjithë kjo këmbëngulje përkundër kujtdo që do marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Sërbia, nuk është as papjekuri e as lojë fëmijësh. Përdryshe partia e tij do e kish zbythur e para nga karrigia e Kryeministrit. Është axhendë e qartë. Projekt politik, që në emër të “patriotizmit”, ‘nacionalizmit”, “dinjitetit” apo më keq akoma “sovranizmit anti-perëndimor” ushqen ndjenja armiqësore ndaj sërbisë ndërkohë që duhet diplomacy e rebelim ndaj ndërkombëtarëve ndërkohë që kërkohet garanci. Domethënë bën cdo gjë për të sabotuar cdo mundësi për marrëveshje. Tashmë është e qartë. Dhe në këtë klimë që e ka krijuar vetë me partinë e tij në vite përmes retorikë së vazhdueshme, luan dhe rolin e viktimës. Akoma më absurd është edhe rikujtesa që I bën ndërgjegjes e krenarisë shqiptare shovizmin serb. A thua se përvec Albinit, milona shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Kosovë e kudo nëpër botë e njohin historinë e Kosovës nga Cubrullovici e kanë zbritur në Tokë nga Marsi bash ditën që Albini I hyri politikës.

Fakti është se kjo qasje e ti ka gjetur mbështetje tek rreth 40% e votueve në Kosovë e nja 30% në Shqipëri. Mjaftueshëm për të kërcënuar me rizgjedhjen e tij në rast zgjedhjesh të parakohshme dhe zhurmë facebook-u këtej nga Shqipëria jonë që nuk dihet ku I fillojnë e mbarojnë hallet. Kjo është dhe dilemma e ndërkombëtarëve mesa duket. A është problemi Albini apo ata që e ndjekin. Dhe kjo dilemë është Akoma më dramatike për amerikanët. Për kë janë investuar në Ballkanin Perëndimor, për një partneritet strategjik afatgjatë apo për ca njerëz që mirënjohjen e lexojnë me zë dhe e shkelin me këmbë? Apo më keq akoma që e dijnë Albinin Skëndërbeun apo Pirron e Epirit por që në fakt drejton një polici dhe ushtri që që s’kanë mbushur akoma 20 vite e nuk garantojnë dot as jetën e 3 policëve në veri?

Ndaj mesazhet e përëndimit u janë drejtuar të dyja palëve, edhe nivelit politik po aq sa popullit të Kosovës. Por nëse qytetarët edhe mund të rrëmbehen nga patriotizmi emocional, politikanëve nuk u falet të sillën si popull. Ata duhen të jenë vërtet kurajozë dhe inteligjentë. Por mbi të gjitha të vetëpërmajtur, cilësi që Kurti e ka kthyer kokëposhtë. Ka ‘grisur” librat e Machiavellt, Hobbesit, Tuqididit e gjithë mëndjeve të ndritura të historisë së mendimit perëndimor dhe tund në njërën dorë fjalimet e Che Guevarrës dhe në dorën tjetër leksionet e Hysamedin Ferrajt që fluturojnë nga Skënderbeu tradhëtar deri tek post-marksizmi anti-imperialist. Një coraphane sa qesharake dhe e rrezikshme njëkohësisht. Por më keq akoma njërëzia cuditet kur I njëjti kryeministër promovon dhe paradën gay dhe mbajtjen e shamive në shkolla. Ndaj dhë ndërkombëtarët nuk po dijnë se si të flasin me të. As vetë ne që jemi shqiptarë nuk po kuptojmë dot gjë.

Por në fund të ditës problemi është se si do zgjidhet ngërci. E në kushtet e krijuara, përpjekjet për të bindur Kurtin se rruga e zgjedhur prej tij është një aventurë që ul imazhin e Kosovës dhe e ka shndërruar atë nga nevojtare e zgjidhjes së problemit në vetë problemin, nuk po mbetet rrugë tjetër vec izolimit të tij dhe Kosovës. Vërtetë kjo do ishte fatkeqësi për Kosovën, por shprehja që “cdo popull ka qeverinë që meriton” është më aktuale se kurrë. Nuk është e thënë që gjithnjë gjërat të marrin për mbarë. Përkundrazi, historia ka treguar se bota ka rrugëtuar dhe me zigzage. Mbase duhet dalë nga rruga për të kuptuar sa e rëndësishme është të arrish shëndosh e mirë në destinacion. Koha është flori, por jo për Albin Kurtin dhe Vetëvendojen e Kosovën që e mban mbi krye.

Next Post
Barriera anësore i çan makinën, shqiptari shpëton mrekullisht (VIDEO)

Barriera anësore i çan makinën, shqiptari shpëton mrekullisht (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

Holanda ngre alarmin: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda një viti pas luftës në Ukrainë

June 29, 2026
Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

June 29, 2026
Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

June 29, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri

June 29, 2026
Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

June 29, 2026
Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

June 29, 2026
Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

June 29, 2026
Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

June 29, 2026
Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Ndërhyrjet e huaja dhe lajmet e rreme në fokus, Kuvendi krijon mekanizëm të ri monitorimi

June 29, 2026
Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In