• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leoni dëgjonte e s’përgjigjej; druaj se këtë po bën prapë

by Frrok Çupi
10/01/2025 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Mu bë si silueta e Leonit. S’ kishte rënë mbrëmja ende, por edhe dita kishte ikur. Deti pa fund përtej siluetës së Leonit ishte aq i lodhur sa rënkonte i shtrirë pas një dite plot trazime.

Ky është Loni!, thashë me vete. Edhe silueta e njeriut- si luspat e detit, asnjë lëvizje, sikur nuk merrte frymë. Kishte hapur këmbalecin dhe kishte vënë aparatin fotografik. Gjuante çastin kur frymëmarrja e detit tw ndalonte komplet. Vetë lëvizte aq sa mund të lëvizte mekanizmi metalik që do të realizonte foton e asaj mbrëmjeje.

U binda se ai ishte.

-Loni!, e thërrita. O Loni. Loniiii!

Ç’ gabova, dreqi e mori!, po i flisja vetes dhe u tërhoqa drejt pishave ku ndodheshin ato pak lokale të atëhershëm, Gjiri i Lalëzit nuk ishte pushtuar ende nga invadorët e zyrave të shtetit të pa shpirt.

Me Leonin takoheshim jo aq rrallë, or edhe shpesh jo. O në zyrat e agjencisë Reuters në një pallat të ri afër Lunës në bllok. Ose më ndalonte motorin te këmbët dhe më tirrte bukur një përqasje filozofike. Loni është bërë burim i idesë që kam pasqyruar në librin tim me esse “Qeni me tre këmbë”. Ishte trishtuar se në rrugën e shtëpisë sapo del për te Libri Universitar kishte parë njerëz që ndiqnin me gurë qentë e rrugës.

Ose e takoja rrugëve ku nuk na gjenin ne- gazetarët e shkretë të asaj epoke. Kohët më të egra kanë qenë ditët dhe javët e fillimit të vitit 1997. Leonit, si fotoreporter i Reuters, agjencia i kërkonte foto nga përplasjet me armë, nga turmat e tmerruara njerëzore kundër presidentit, foto mundësisht nga njerëzit e presidentit që mashtronin për humbjen e gjithçka kishin njerëzit. Fotografitë e Lonit priteshin si pika uji në shkretëtirë prej agjencisë së lajmeve diku në botë.

Atëherë zyrat e Reuters ndodheshin në një shtëpi të ulët private në afërsi të Shkollës s Kuqe…, aty afër ndodhej edhe redaksia e gazetës KJ.

Kam dy piktura të tij në shtëpinë time; janë të vetmet që nuk më ka shkuar mendja t’ i zëvendësoj ndonjëherë. Njëra është Gjirokastra, rrugicat bosh por që mua më bëhet gjithnjë sikur lëvizin njerëz,  sa më shkojnë sytë edhe më ndërron fryma.

Edhe pse nuk takoheshim shpesh e si të organizuar (Loni ishte nga ata që as organizohej, as manipulohej), takoheshim kur donte vetë Leoni. Ai të ndalonte motorin e tij të vogël dhjetë centimetra larg dhe lëshonte vetëm një zë. Gjithë jetën me atë motor të vogël, një makinë edhe më e vogël i ishte prishur e nuk e rregulloi më. Një artist dhe human i lartë si Leon Çika nuk e mati veten kurrë me makinën a me pompozitetin, a me ngrefosjen…, siç bëjnë madhështorët shterpë. Leoni ishte i përsosur, edhe si njeri, edhe si talent, edhe si autor pikture apo fotografie. Mos mendo se e përdora fjalën ‘i përsosur”  kur dihet që nuk ka njeri të përsosur. Por Leoni ishte.

… Në një nga ato herët kur më ndaloi motorin në rrugë, kujtohem e i them: “ Ore, ç’e kapa veten gafil para disa ditësh në Gjirin e Lalëzit. Mu duke sikur ishe ti buzë detit duke fotografuar. Kushedi kush ka qenë”.

-Po ku ike mo vëlla?. E di që më thirre, të dëgjova. Po ku u zhduke pastaj?

Ai ishte, ai kishte dëgjuar, ai nuk lëvizi as edhe një fije floku.

E dini çfarë është artisti?! Ai që dëgjon e nuk mund të të përgjigjet kur krijon veprën.

Leon Çika dje shkoi në atë botë të paqtë e të lodhur si deti i tij. Nuk po më përgjigjet enkas, si në Lalëz.

Next Post
EMRI/ Ishte në arrati prej 16 vitesh, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali

U raportua si vdekje në punë, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In