Aktori i Hollywood-it Leonardo DiCaprio, njoftoi në samitin ekonomik në Davos se fondacioni i tij ka për të dhuruar 15 milion $ për mbrojtjen e mjedisit. “Ne nuk mund të lejojmë lakminë e korporatave që merren me qymyrgurin, naftën dhe gazin që të prishin të ardhmen e njerëzimit”, ka thënë DiCaprio.
Aktori i famshëm tha se ishte i nderuar që iu dha mundësia për të ardhur në Davos e për t’u shprehur për rreziqet e ndryshimeve klimatike. Leonardo Di Caprio është avokat i mbrojtjes së mjedisit dhe popujve indigjenë, dhe në këtë aktivitet i kujtoi politikanët për detyrimet e marra përsipër prej tyre në samitin e fundit të klimës në Paris. Më shumë se 2.500 pjesëmarrës janë mbledhur në Samitin e ekonomik të këtij viti në Davos.