Ashtu siç ishte paralajmëruar për ditën e sotme, 27 prill, nga kryetari i saj Ilir Meta,u mbaj Konventa e Partisë së Lirisë, e cila zgjati për 6 orë, (Ora 10:30 – 16:00) në Pallatin e Kongreseve.
Vet Meta para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë, dha një prononcim me gazetarët ku deklaroi se do luftojë nepotizmin në Shqipëri.
Sipas tij Kryemadhi nuk do largohet dhe mund të zgjidhet sa herë të dojë deputete pasi i ka votat.
Ai e cilësoi konventën jo kundër Kryemadhit por për pesë prioritetet.
“Të gjithë ata që do punojnë me Metën do jen si kjo dhe Lefter Maliqi. Sikur të gjithë punojnë si kjo që ka fëmijë për të rritur. E cila punon sa 20 burra bashkë nga ata që presin poste nga qielli. Përballë një regjimi mafioz dhe partinë komuniste të Kinës e mundim edhe do ta mundim. A ke hipur atje te ai hekuri? Kush e ka gënjyer Monikën?.
Si largohet Monika është deputete. Është deputete dhe mund të zgjidhet deputete se herë të dojë.”tha Meta.
“Normal që ndjej keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim e të përzënë për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përfitime. Për mua familja është e rëndësishme. Mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më e nuk do të bëjë më shfaqje por do të shikoj prioritet të tjera “ tha Kryemadhi para se të hynte në Pallatin e Kongreseve.
Por ndryshe nga herët e tjera, në fjalën e saj Kryemadhi thjesht sa shpalosi dy propozimet e saj për ndryshimet statutore që lidhen me buxhetimin e grave dhe vajzave që do jenë kandidate të PL-së në Këshilla bashkiakë dhe për deputete dhe propozimin e konfliktit të interesit.
Kryemadhi nuk bëri kësaj rradhe asnjë koment politik.
‘I qëndroj fort dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputet dhe këshill bashkiak. E nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL. Sot ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave dhe vajzave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak. Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim, emëron kryetari jo në parti. Edhe në PL ka ardhur koha, i shtoj pikën e konfliktit të interesit. Anëtari i PL nuk mund të propozoj individ që ka konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit. Ky rregull zbatohet edhe individët e PL që do të propozojnë në pushtetin legjislativ. Ju ftoj të votoni të lirë. E rëndësishme të votoni atë që është më e mirë PL për ta forcuar dhe strukturuar’, tha Kryemadhi.
Vetë Meta përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Monika Kryemadhin sërish për djegien e mandateve. I bindur se bashkëshorjtja eshte pjesë e komplotit tradhëtar që synonte ti merrte nga duart Partinë atyre që janë kundër këtij vendimi u kujtoi se në luftë ‘një gjeneral nuk shkëmbehet me një kapterr’
“Nuk dinte Stalini ti shpëtonte jetën djalit që e morën peng gjermanët. Mbylleni gojën. Nuk ju dhimbset djali im më shumë se mua. Unë Vasili mund ta shpëtoja por mund të humbja luftën. Po Churchilli budalla ishte që çoi çunin në Jugosllavi tek Tito?” tha Meta para Pallatit të Kongreseve.
‘‘Nuk bëhet opozita një dorë baklava e një dorë revani. Kush qëndron këtu për të bërë lojrat e don Agaçit apo atij Tarallakut e ka gabim sepse Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Berishës dhe i ka bërë të gjithë shkolla për tu përballur me mafien. Unë kam nevojë për dashuri pa kushte’, deklaroi Meta ndër të tjera gjatë fjalimit të tij para 900 delegatëve.
Gjatë fjalimit 2 orësh, Ilir Meta përpara delegatëve të Konventës Kombëtare, sulmoi hapur ndërkombëtarët.
Ai solli në vëmendje eksperiencën me ambasadorin italian Alberto Cutlio-n duke theksuar se do ta shpallte ‘non grata’, pasi ai s’mund të dilte kundër një dekreti të presidentit. Ish- ambasadori italian komentoi dekretin e Metës, asokohe president për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
‘Se McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni Kushtetutën e bëjeni fertele. Turp për Cutlio-n. Të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës ku ndodh kjo. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh gjithë Shqipërinë para asaj ambasadës’– tha Meta.
Akuzat nuk i kurseu as një drejtim të Lulzim Bashës, kreu të Partisë Demokratike, për të cilin tha se nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe duke shumëzuar 7×7=42. Meta tha se dy kompani izraelite të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së dhe akuzoi Ramën se po kërkon të asgjësojë partinë e Lirisë
“Regjim mafioz që ka kapur cdo instrument ka rrëmbyer vulën e PD e gënjen mendja se mund të marrë dhe vulën e PL-së e të shuajë opozitarizmin.”
Gjatë fjalimit të tij, ajo që u vu re ishte se Meta, nuk bëri asnjë sulm kundrejt drejtësisë, ndryshe sa e kemi parë kohët e fundit me retorikën e tij të ashpër, kryesisht ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, ndërsa kur Kryemadhi mbajti fjalimin në podium u largua nga salla, ndërsa Kryemadhi nga ana tjetër bëri transparente votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku dukej shënimi me X për emrin e Ilir Metës.
Për të aktivizuar anëtarët e partisë, Ilir Meta mori si shembull kryeministrin Edi Rama, në lidhje me aktivizimin në rrjetet sociale, pasi sipas tij është një strategji e suksesshme.
‘Por mos kujtoni se Edi Rama është budalla, po të ishte nuk rrinte 12 vite në pushtet.’– tha Meta.
Aksioma ‘me qetësi e dashuri’ mori fund, kur Meta u kërkoi të rinjve dhe anëtarëve të ishin më aktivë, ndërsa një pjesë e të rinjve lanë Pallatin e Kongreseve për shkak të fjalimit të tij të gjatë.
Meta deklaroimë tej se ka nevojë për besnikëri për ta çuar betejën deri në fund, duke e shtuar se tradhëtia ka qënë brenda opozitës.
“Shqipëria do të fitojë, PL do e meritojë këtë emër, nga sot fillon një histori e re. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri, do e çoj deri në fund këtë betejë dhe do të triumfojmë, Kemi qenë të tradhtuar si opozitë ndaj jemi këtu ku jemi,. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë. Edhe natën ditë që Shqipëria të shikojë dritë.”
Largimin nga politika, Meta tha se e sheh vetëm pasi të këtë ‘plotësuar prioritetin 4 milionë shqiptarë këtu’.
Konventa u mbyll pas 6 orëve dhe Meta u bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t’i bashkohen në orën 20:00 për të shkuar tek rrugica e Sali Berishës në ‘arrest shtëpie’ prek 30 dhjetorit 2023, pasi po hetohet për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.