• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëngjet e frutave, ja cilat janë më të shëndetshme

by A R
23/11/2016 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A janë të gjitha lëngjet e frutave të shtrydhura, të shëndetshme për sa i përket parandalimit të kancerit? Jo detyrimisht të gjithë.

Një ndër lëngjet më të përhapur dhe të konsumuar botërisht është ai i portokallit të shtrydhur. Vitet e fundit, ky lëng akuzohet për njëfarë lidhje me shfaqjen e kancerit të lëkurës –melanomës, një ndër kanceret më të rrezikshëm dhe agresiv, i cili fillon me një nishan dhe pasi arrin një madhësi të caktuar prej vetëm 4mm (diçka që për çdo lloj tjetër tumori do të ishte shume e vogël), çon në vdekjen e individit në një përqindje 50% brenda 10 viteve.

Të gjitha studimet tregojnë se frekuenca e shfaqjes së melanomave është në rritje të vazhdueshme, konkretisht në vendet e zhvilluara dhe në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar.

Për një kohë të gjatë është besuar se kjo situatë lidhet me ekspozimin në diell në fëmijëri. Dhe nuk ka dyshim që ky fakt qëndron, sidomos ekspozimi i fëmijëve në orët 11 paradite deri në 4 pasdite shkruan Shendeti. com.

Por, me kalimin e kohës, shkenca ka treguar se nuk mund të jetë shkak vetëm qëndrimi nën rrezet e diellit. Për faktin e thjeshtë se ekspozimi në diell është një faktor tepër i vjetër dhe nuk korrespondon ndonjë ndryshim i tij me ndryshimin e shpeshtësisë së melanomave, pra nuk justifikohet vetëm me rrezet e diellit rritja e melanomave.

Lëngu i prtokallit dhe melanomat

Në vitin 2010, Universiteti i Tenesisë ne Memfis, publikoi një studim mjaft interesant, i cili fajëson konsumin e lëngut të portokallit të shtrydhur për këtë epidemi. Është e vërtetë se, lëngu i portokallit është shumë i pasur në “fukumarina” dhe “psoralene” – substanca tepër kancerogjene për lëkurën në prezencë të diellit.

Për më tepër, sipas të njëjtëve shkencëtarë, konstatohet se ka një paralelizëm midis konsumit të lëngut të portokallit dhe frekuencës së melanomave. Konsumi i më shumë se një gotë lëng portokalli në ditë u gjet të lidhet me rrezikshmëri më të lartë të kancerit të lëkurës.

Atëherë, nuk duhet të pimë lëng portokalli?

Nuk do të thoshim, por ama, personat me predispozite ndaj kancerit të lëkurës, si ata me ngjyrë lëkure të çelur ose kuqalashet, ata me sy bojëqielli ose jeshil, ata që digjen shumë lehtë në diell në vend që të nxihen, ata që kanë shumë nishane apo ata që kanë familjar që është prekur nga melanoma, bëjnë mirë të mos e teprojnë me lëngun e portokallit, deri sa shkenca të konkludojë në të kundërtën.

Lëngu i shegës, magjik!

E gjithë kjo kategori njerëzish që përshkrova më lart, bën mirë të preferojë një tjetër lëng “shpëtimtar”, lëngun e shegës. Shumë studime tregojnë se konsumi i bollshëm i lëngut të shegës mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës dhe të nxisë “vetëvrasjen” e qelizës – një proces i cili vetëshkatërron qelizat kanceroze, duke penguar veprimtarinë e faktorëve te rritjes, e cila në shume raste duket të shkojë krah për krah me zhvillimin kanceroz.

Në të njëjtën mënyrë, lëngu i shegës vepron pozitivisht në rastin e kancerit të lidhur me hormone si p.sh. kanceri i gjirit, duke penguar aromatazën- enzimën kyç në prodhimin me tepri të estrogjenit.
Shega është shumë e pasur në antioksidues, sidomos lëngu i saj dhe lëkura. Veprimtaria antioksiduese e lëngut të shegës është 4 herë më e fuqishme se ajo e verës së kuqe apo çajit jeshil.

Lëngu i shegës pengon shumimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë (në laborator), nga 30% – 100%. Konsumi nga goja i lëngut të shegës, nga minj eksperimental tek të cilët është shkaktuar kancer i mushkërive, rezulton në ulje të masës tumorale me një përqindje prej 66%, pas një terapie 6 mujore.

Është shumë e qartë, ky frut është një thesar në parandalimin e kancerit, e vërtetuar kjo tashmë edhe me studime në njerëz. Konsumi i këtij fruti dhe veçanërisht i lëngut të tij ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin.

A vlejne lengjet e gatshem te sheges?

Në fakt, këtu kemi një përjashtim të rregullit se ushqimet e përpunuara humbasin vlerat e tyre. Përpunimi që kërkon përftimi i lëngut të shegës në mënyrë industriale i shton atij antioksiduesit e lëkurës dhe siç rezulton nga konstatimet, lëngjet e gatshëm të shegës, që tregtohen në markete kanë edhe më shumë antioksidues sesa lëngu që shtrydhim vetë./a.m.

Next Post
Shtohet kërkesa, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të apartamenteve

Shtohet kërkesa, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të apartamenteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In