Novak Gjokoviq është tërhequr nga Wimbledoni për shkak të lëndimit, raporton BBC.
Serbi duhej ta zhvillonte çerekfinalen ndaj Tomas Berdych, por u lëndua në setin e dytë të ndeshjes, transmeton Koha.net.
Ai humbi setin e parë 7-6 (7-2) ndaj tenistit çek, kurse edhe në setin e dytë po pësonte 2-0 në momentin që u lëndua, gjë që e detyroi ta tërhiqet nga ndeshja. (b.an)