• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lëkurë

by Java News
30/06/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Karagjozi

Në lëkurë qëndron ajo që i tregojmë botës. A jemi lëkurë të vërteta apo të gënjeshtërta, të zakonshme apo të veçanta, të shtrenjta apo të lira. Disa të këshillojnë të kesh një lekurë të trashë për të mos lejuar shqetësimet të depërtojnë në të por a është vërtet ajo që duhet?

Në këtë botë ku dhe lëkura ka një çmim. E shëmtuar kjo që thashë.

Nuk është zhgënjim, as mendim, është një konstatim në tentativë. E shëmtuar ajo që po mendoj. Më e shëmtuar se ajo që shkruajta gjithsesi. Por sot dëshiroj të mbetem tek lëkura.

Lëkura. Prej të cilës ëndërrojmë të arratisemi për të qenë të lirë, për të qenë të vërtetë, për të jetuar ashtu si nuk mundemi e aq shumë duam.

Në lëkurë qëndron imazhi për të cilin ndodh të jetojmë. Atë jetën e mirëpranuar nga të tjera lëkura të shtirura më shumë se e të tjerëve, të cilët nëse nuk jetojnë për imazhin, sërish për të vlerësojnë, çmojnë, venë një etiketë ku nuk shkruhet por mund edhe të shkruhej çmimi por jo vlera…

Vlera e asaj që zgjedhim të kemi, e të jemi. Pyetja e rradhës më pushton kokën, të jesh apo të kesh…

Të jesh një çantë lëkure, e bërë nga vetë lëkura jote? Lëkura që aq shumë na përfaqëson dhe na mbështjell. Për të na mbrojtur, për të na pasur, për të na fshehur, nga të gjitha përveç vetes. E ende ndodh që vetja është rreziku i përhershëm që i kanoset vetë lekurës së vetes.

Më mirë të kesh një zemër të fortë, e nëse nuk e ke, mund të kesh një lëkurë si një çantë për të futur zemrën.

Të kesh një çantë lëkure për t’u ofruar të tjerëve një vend ku të mbartin ëndrrat. Sepse nëse nuk do të ndjekësh ëndrrën tënde rrezikon të të marrin për të plotësuar ëndrrën e dikujt tjetër.

E në këtë vend nuk ka rëndësi nëse je çantë apo trastë, rëndësi ka të kesh ngjyrën e duhur prej të cilës të mund të të shquajnë, e të të grupojnë. Në fund të ditës ndjesia e të qenit në qendër të shënjestrës nuk është dhe aq e këndshme.

E megjithatë është e vërtetë e jo një ndjenje e rrejshme. Sepse vetë ti nuk je një gënjeshtër, je një realitet për t’u gëzuar dhe jetuar deri në fund, brenda lëkurës, brenda moralit.

Sepse morali është moral, varet tërësisht nga njerëzit nëse e përdorin për mirë ose keq.

Mendoje këtë!

Next Post

Tre banka greke zotërojnë 32% të kapitalit bankar në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

October 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Vranësira të herëpashershme dhe temperatura të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme!

October 24, 2026
Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

October 24, 2026
Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

October 24, 2026
Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 24, 2026
Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In