Në tregun e këmbimit valutor vendas, në javën e fundit të muajit gusht, leku është zhvlerësuar lehtë kundret valutave kryesore euro dhe dollar, ndryshe nga sa e karakterizion pozitën e lekut sezoni veror.
Banka e Shqipërisë ben te ditur se indeksi i kursit nominal efektiv të këmbimit u nënçmua si rezultat i dobësimit të monedhës vendase ndaj dollarit amerikan dhe qëndrueshmërisë së euros.
Sipas kursit zyrtar të BSH-së, monedha e gjelbër u rrit me 0.68 lekë të hënën, duke u këmbyer me 124.63 lekë dhe euro këmbehet me 139.73 lekë ose 0.01 lekë më shumë se një ditë më parë.