Në artikullin me titull ”Nga bitkoini në Belize, asetet më të mira dhe më të këqija në botë për vitin 2017”, Bloomberg përmend edhe performancën e lekut shqiptar.
Bloomberg e rendit atë në performancën e gjashtë më të mirë të vitit, ku sipas tabelës së paraqitur rezulton se gjatë vitit 2017 leku shqiptar ka fitur 14,5 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Në vendin e parë renditet Mozambiku, pastaj Republika Çeke, Polonia, Serbia dhe Moldavia.
Vendin e fundit e zë Uzbekistani, monedha e të cilit ka humbur 60 për qind krahasuar me dollarin. /b.d