• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton, ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq për shpifje

by Carlo Bollino
04/06/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Humbja zgjedhore e 25 prillit nuk i ka mjaftuar Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe familjes së tij për të kuptuar më në fund që shpifja si një mjet betejë politike nuk është fitimprurëse. Njerëzit nuk i durojnë më gënjeshtrat, dhe nëse të gënjesh është e rëndë kur e bën kush është në pushtet, të gënjesh kur je në opozitë është akoma më skandaloze, përveçse edhe qesharake. Kulmi është se këta ish-qeveritarë shpifin edhe kur flitet për shpifje.

Tri ditë më parë Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, shkruan se unë jam dënuar për “shpifje” pas një padie të bërë nga gazetarja britanike Alice Taylor për një analizë të publikuar në disa media online ne viti 2019. Alice Taylor kishte luksin të bënte një padi për shpifje në përgjigje të një analize që e gjykonte shpifëse. Ishte e drejta e saj, por nëse unë do të bëja një padi për çdo shpifje të marrë nga media dhe nga politikanët e opozitës, do ta kaloja çdo ditë në gjykatë.

Po le të kthehemi te ”RD”. Në një shkrim të tijin, organi zyrtar i PD shkruan që unë, Carlo Bollino, jam dënuar dhe bashkë me mua është dënuar edhe Shqiptarja.com. “Gazetarja britanike fiton gjyqin me Carlo Bolinon për shpifje” shkruhet në titull. Dhe brenda tekstit shton: ”Shqiptarja.com ka hequr artikujt, por refuzoi të lëshojë një përgënjeshtrim. Gjykata i urdhëroi që të publikojnë vendimin e gjykatës” shkruan RD. Përveç faktit se unë nuk kam marrë asnjë padi personalisht nga Alice Taylor, e vërteta edhe nje hërë është totalisht e kundërt me atë që shkruan RD: Kjo çështje është ndjekur nga avokati ynë Gavrosh Andoni dhe Shqiptarja.com është shpallur e pafajshme nga gjykatësja Alma Kodraliu dhe kërkesa e Alice Taylor për Shqiptarja.com për të publikuar një përgënjeshtrim u hodh poshtë si e pa bazuar.

E njëjta gënjeshtër e RD sot është përsëritur si papagall edhe nga Jamarbër Berisha që duke jetuar me të ardhurat e pallateve dhe duke mos pasur tjetër punë, tashmë merret me kohë të plotë në Facebook duke hedhur baltë mbi gazetarët dhe kundërshtarët politikë të partisë së tij. I pandërgjegjshëm për faktin se, humbja e PD është meritë edhe e tij.

Next Post
“Do ta pësojnë 150 mijë familje”/ Balliu: Të hënën nis rrafshimi i ndërtimeve pa leje!

"Do ta pësojnë 150 mijë familje"/ Balliu: Të hënën nis rrafshimi i ndërtimeve pa leje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In