• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leksioni fetar që Kombëtarja i jep Tiranës

by Lorenc Vangjeli
20/06/2016 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë e mundur që futbolli të shpikë dhe më pas edhe të prodhojë leksione për një komb të tërë?

Eshtë e mundur që loja magjike e topit me këmbë të jetë shumë më shumë se bukë dhe cirk romak?

Eshtë e mundur që ndeshja në stadium të shërbejë si një kurë antidepresive, si model krenarie dhe si shenjë pjekurie?

E diela inkadeshente franceze e Kombëtares shqiptare të futbollit nuk pati asnjë dilemë për të thënë po!

Deri pak javë më parë shqiptarët mund të konsideroheshin populli më tifoz ndaj politikës në rajon e përtej tij. Edicionet e lajmeve dhe debatet politike vazhdojnë të jenë nga emisionet më të ndjekura nga qytetarët e një fashe moshore që nis tek të 30 apo të 35-tat dhe bitis aty ku bitis dhe vetë jeta. Në baret e pafundme aparatet e televizive janë të si rregull të stacionuar në kanalet që transmetojnë lajme 24 orë në 24. Dhe lajmet, 24 orë në 24 janë pothuaj të gjitha të përqëndruara tek politika. Kjo gjë bën që edhe më të rinjtë, kryesisht indiferentë ose gjithmonë e më indiferentë ndaj politikës, në një mënyrë apo një tjetër, të jenë të përfshirë nga atmosfera e saj. Sepse politika në Shqipëri dhe ngjyra e saj në qeveri, kushtëzojnë në mënyrë direkte jetën e çdo shqiptari, në kuptimin më direkt që ka kjo fjalë në shqip. Kështu ka qenë në këto 25 vjet. Kështu ka qenë dhe nja 50 vjet më parë se këto 25 vjet. Dhe po kështu ka qenë dhe në diferencën e viteve që kur Shqipëria u bë shtet dhe nisi të qeveriset e pavarur nga shqiptarët.

Në ditët franceze të Kombëtares Kuq e Zi, por dhe muajt e shkuar që shndëruan në realitet utopinë – Shqipëria në kampionatin Evropian – pothuaj në mënyrë absolute të gjithë zbuluan futbollin si një fe të re. Të cilën e ndjekin të gjithë. Duke qenë të gjithë edhe Profetë, edhe dishepuj. E natyrisht, të gjithë janë më së shumti edhe futbollistë, edhe trajnerë.

Futbolli sot është shndërruar fatmirësisht në Tiranë në gjithçka tjetër.

Ai është sot feja që jep shpagim e shpjegim për çfarë ka qenë më keq.

Afron shpresë për më mirë.

Sepse futbolli është sot alkool dhe dehje. Eshtë drogë legale dhe ekstazë.

Futbolli, falë mrekullisë së djemve kuq e zi në fushë, trajnerit në pankinë, tifozerisë në stadium dhe gjithë delirit të shqiptarëve, sot shërben si monedhë shkëmbimi dhe si karmonedhë shpërblimi.

Një shpërblesë e vonuar, por e merituar.

Futbolli është gjithashtu dhe mbi të gjitha, edhe një leksion i jashtëzakonshëm për fenë tjetër zyrtare në vend, për politikën. Futbolli dëshmoi se edhe kur mundësitë janë të vogla, edhe kur fati është kundër, edhe kur rrethanat janë të pafavorshme, fitorja mund të vijë.

Dhe fitorja vjen kryesisht nga sakrifica.

Se sakrificën e bën modestia.

Se modestia duhet të burojë nga shpirti dhe se veprat e mëdha mund të bëhen vetëm me shpirt të madh.

Se politika, njëlloj si futbolli ku shkëlqejnë talentet, në fakt është një sipërmarrje kolektive. Që ka shans për fitore nga bashkëpunimi i të gjithëve dhe funksionimi si një e tërë i ekipit. Që është një investim i cili nis me çunakun që luan me top në fushën e lagjes e përfundon me futbollistin e tërhequr nga sporti, por që ka mundësi të jetojë normalisht nga investimi i tij individual dhe mirënjohja kolektive e shtetit. Sepse politika duhet ta trajtojë si model dhe si biznes, si detyrim dhe si detyrë.

Dhe në këtë kuptim, nëse politika do të ishte sakrificë dhe jo përfitim.

Nëse politika do të ishte modeste dhe jo mendjemadhe.

Nëse politika do të afrohej si shërbim e përkushtim dhe jo si argëtim.

Nëse politika do të kishte shpirt dhe do të bëhej me shpirt si mision që kërkon sakrificë. Me sakrificën që nuk kërkon dafina si perandorët romakë, por kalvar mundimi, pra, nëse politika do të ishte kështu, padyshim që vendi do të ishte ndryshe.

Nëse këtë listë virtytesh, tërësisht të pjeshme që Kuq e Zinjtë e demonstruan të dielën në fushë, do ta kishte politika e ditës, edhe drejtësia si pushtet, do të ishte produkt dhe jo marrëdhënie me publikun. Minimalisht nuk do të ishte marrëdhënie e dorës me xhepin e publikut.

Në atë cunam lumturie që Kuq e Zinjtë dhuruan të dielën, ja vlen që ky leksion të lexohet edhe në Tiranë, Prishtinë a kudo gjetkë ku shqiptarët kanë në duar fate shqiptarësh, por që shpesh janë sjellë në këtë vend si pushtues të përkohshëm e cinikë të shqiptarëve.

Next Post

Luanët e Lionit

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Po sikur te kishim barazuar,ose edhe me keq,te humbnim me Rumanine,a do kishin kuptim keto qe shkruan zoti Llorenc?Futbolli eshte sport,here fiton here barazon,por edhe humb.Problemi I supozimeve tuaja,eshte qe ne sport jo te humbesh gjithmone dhe edhe nese fiton,sic thote populli ,me breke neper kembe,te mos marresh kot.Por me nje analize te thelle,te evidentohen shkaqet e humbjeve te shpeshta,me te shumta se barazinet,e aq me te shumta se fitoret.Kjo kombetare ka rritur ate qe asnje deri me sot nuk e ka bere,PSE?Natyrisht se edhe trajtimi I saj (kombetares)eshte ndryshe nga e kaluara.Pra,mbajeni mire sportin,qe ai tu jape kete qe na dha sot.Po ashtu edhe trainierin,te mos flitet me batuda me te ,por te flitet me shifra reale ,e jo premtime te pa mbajtura.Kjo do e coje sportin,e ne rastinm konkret futbollin,atje ku e duam te gjithe.Bravo djemve te kombetares dhe drejtuesit ABAZI.I falenderojme me zemer,se na e dhane krenarine,qe ne e kemi shume per zemer.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com