• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luanët e Lionit

by Sokol Balla
20/06/2016 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Tani jemi të gjithë në pritje. Do presim sot Anglinë të fitojë dhe Uellsin së paku të barazojë. Do presim Italinë të mos i japë Suedisë më shumë se një pikë. Do presim Turqinë të mos i bëjë asnjë dhuratë Çekisë. Do presim e do presim, që ëndrra të vazhdojë.

Tashmë për ne flasin të gjithë. Ikën ditët e muajt e vitet e shëmtuara‎ kur flisnim për gjëra të shëmtuara, vrasje, dhunime, eksode, armë, vrasje e vrasje prape. Sot nuk flitet për killera, po për Sadikun, nuk flitet për prostituta, por për femrat e bukura shqiptare të veshura kuqezi. Sot nuk flitet për drogat, po për ekstazën kolektive të një kombi, i cili rilindi në një javë në Europë. As kërcënimet e Uefas se duan të na ndëshkojnë për ndonjë tifoz që zgjodhi të fshehë fishekzjarre aty kur jo cdokush guxon dot, nuk arrijnë dot të fshehin realitetin e ri të shqiptarëve: ne jemi më shumë europianë se disa kombe të BE-së. Edhe në pijmë birra por nuk therremi me rusët. Edhe ne jemi nga Ballkani por nuk diegim stadiumet si kroatët. Edhe ne jemi nga lindja por nuk jemi të dhunshëm si hungarezët.

Edhe ne kemi prostitutat dhe killerat si e gjithë bota, por nuk janë më ata ambasadorët tanë në sytë e saj. Prej vitesh më kot mundoheshim të bindnim makinën shpërfillëse të medias botërore se nuk është e vërtetë ajo që shkruanin për ne. Por kur na tregonin histori të caktuara e kishim të vështirë ti bindnim se jo të gjithë ne therim e presim koka, shesim drogë e çojmë motrat, gratë e shoqet prostituta.

E kishim të vështirë, edhe kur na thernin tifozët ashtu si bënë në Kretë vite më parë, kur vranë Palushin në mes të stadiumit, vetem sepse ai tundi një flamur shqiptar, t’i bindnim se ne nuk jemi nacionalistë të sëmurë si grekët apo racistë si serbët. E kishim gati të pamundur, të bindnim Uefan dhe makinën e saj korruptive, të na jepnin tre pikët që meritonim në Beograd kur një komunitet i tërë meshkuj e femra të të gjitha moshave, ulërinin forma “uruese” të shkërdhimit kolektiv të shqiptarëve, ashtu si format e ndëshkimit kolektiv e genocidit ndaj kosovarëve 17 vjet më parë. Jo. Nuk na besonin ose më thjesht nuk na donin.

Ndoshta nuk na duan sërish, por prej një jave u mësuan shpejt të na respektojnë.

Derisa ju imponuam për një javë dhe u hakmorrëm për një shekull të tërë përçmimi dhe harrese. Treguam se jemi këtu ku kemi qënë gjithmonë, dhe as kush nuk na trajton dot si fantazma ose si njerëz të dorës së dytë. Përballë kësaj Europe të plakur, të rrudhur, të frikësuar, raciste e ksenofobe, ushtria e shqiptarëve, erdhi e re, e bukur, shumëfetare, entuziaste, e paqtë dhe gazmore, seksi dhe e fuqishme, e vogël dhe e madhe. Shumë ngjyrëshe dhe për më tepër e bashkuar. Rreth një skuadre. Jo të Shqipërisë, por të shqiptarëve.

Të Lorikut, Armandos, Abrashit, Ansit, Burimit, Xhakës, Arlindit, Dukës, e De Biasit, italianit që këndon himnit e Asdrenit më mirë se shqiptarët. Le të ikin anglezët, le të pijnë rusët e të ulërasin gjermanët. Ne jemi këtu për të qëndruar. Ne presim rezultatet me entuziasëm, sepse e dimë se edhe nëse ëndrra ndërpritet, festa do vazhdojë. Na përzunë nga Europa me ndihmën e komunizmit dhe nuk na pranuan as kur e zhdukëm atë, pa ndihmën e tankeve të Natos dhe pa korrupsionin e parave të perëndimit. E bëmë pa gjak ndryshe nga rumunët dhe pa paratë e Gjermanisë ndryshe nga pjesa tjetër e Lindjes. E bëmë me zemër dhe me gjithë zërin tonë që bërtiste në dhjetorin e Studentëve: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ashtu si vumë zemrën para dhe fituam në Lion. Në qytetin e luanëve, ne kombi që s’rrisnim luanë por që ka luanin për simbol të trimërisë dhe shqiponjën për simbol të lirisë, erdhi i bukur dhe i paftuar dhe zbukuroi festën e trembur të futbollit europian.

Jemi ne, luanët e Lionit, që kemi ardhur për të mos ikur më. Në Tiranë kemi lënë vetëm ata që janë burimi, shkaku dhe pasoja e turpit tonë kolektiv. Por për fat, të vetmen gjë që u ka mbetur politikanëve në dorë ta dhjesin, është një reformë. Le ta dhjesin. Ne do ngremë sërish një birrë dolli për ta, nga pabet e Lionit.

Ne ikëm për Europë. Ata të bëjnë si të duan. Ne tashmë nuk jemi vetëm.

Ata po.

Next Post

Historia e 17-vjeçares/ Largohet nga banesa me të dashurin, përfundon e trafikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com