• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leksionet e protestave franceze!

by Denis Dyrnjaja
25/03/2023 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Ka mjaftuar një vendim i Qeverisë Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç që protestat të shpërthejnë në qytetet franceze. Vetëm në Bordo u derdhën rrugëve 1 milionë qytetarë të cilët shprehën revoltën e tyre të fortë, duke djegur edhe selinë e bashkisë së qytetit. Nuk janë huliganë, as anarkistë apo ekstremistë, por njerëzit e thjeshtë ata që në shenjë mosbindjeje civile shfrynë dufin ndaj një vendimi të qeverisë që e mendojnë dhe konsiderojnë si të padrejtë.

Ajo që vlen për t’u theksuar është gatishmëria për të refuzuar edhe vendime të një qeverie të zgjedhur nga populli. Pra jo domosdoshmërisht fakti që ke fituar zgjedhjet, të jep të drejtën të marrësh vendime e të kesh të drejtë për çdo vendim që merr. E francezët janë popull që se falin dhe nuk e negociojnë dinjitetin e tyre. Këtë së kanë treguar sot, tani, apo këto ditë. Por e kanë treguar për dhjetëra dekada e në shekuj. Janë populli qe kanë prerë koka mbretërish dhe nuk bëhet shaka me ta, janë njerëz që kanë projektuar kartën e të drejtave të njeriut, ku është stazhonuar në shekuj borgjezia, por edhe punëtoria.

Pra janë një shoqëri dinamike, që ka balancat e saj të brendshme të cilat lëvizin sipas rrethanave sociale e shoqërore. Fancezët kanë arritur e siguruar ato standarde ekonomike e sociale që lehtësisht të ishin indiferentë për vendimet që merr qeveria që i drejton, por nuk e bëjnë. Ata janë vigjilentë për çdo vendim që lidhet me jetën dhe “xhepat” e tyre. Vetëm pak vite më parë qeveria rriti në Francë me 0.4 cent çmimin e naftës dhe u dogj Parisi e rrugët e kryeqytetit u pushtuan pa reshtur ditë e natë nga protestuesit.

Sigurisht që 0.4 cent nuk do të kushtonte asgjë për çdo qytetar francez, por ata nuk e kishin me çmimin, por me vendimin. Ndenjën në rrugë deri sa qeveria u tërhoq, sepse e ka koshiencën të kuptojë se me popullin nuk bëhet shaka e se qeveria është në krye të vendit për t’iu shërbyer, jo për të shtypur apo tallur njerëzit. Pra ata të thonë stop me akte dhe jo me fjalë. Nuk rrinë shtëpive duke bërë indiferentin, se liria nuk mbrohet me fjalë, por me veprime. Ata nuk duan të dinë se kush është Presidenti apo Kryeministri, se nuk kanë dashur të dinë as kush ka qenë mbreti kur vjen momenti te dinjiteti.

Një popull që ul kryet një herë, mund t’i ulë përherë. Këtë leksion francezët e dinë mirë ndaj kanë vendosur të mbajnë kryet lart për dinjitetin, nderin dhe vendin e tyre. Për ta largimi i Presidentit Macron është formalitet, se nuk e kanë të lidhur jetën me idhuj politikë. E kanë lënë pas këtë kohë shekuj më parë kur i udhëhiqte Napoleoni i famshëm. Tani ata vendosin në krye të shtetit njerëz, jo idhuj, apo heronj. Sepse po të vendosnin idhujt do të pranonin çdo vendin të tyre përfshirë edhe sundimin. Kështu do të dhuronin lirinë në këmbim të Idhullimit. Është një kontratë shumë e disbalancuar kjo në disavantazh të popullit, ku del vetëm njëra palë e fituar. Ndaj francezët kanë vendosur të jenë gjithnjë të vëmendshëm për të protestuar e mos toleruar. Dhe këtë e bëjnë se ata janë thjeshtë të lirë dhe lirinë se kanë as në shitje as në dhurim qoftë dhe të përkohshëm ndaj çdo shtetari!

Next Post
“Ja pse do ndahem nga ty”/ Kiara ia thotë troç Luizit: Gjëja e shëmtuar që krijove dje…

“Ja pse do ndahem nga ty”/ Kiara ia thotë troç Luizit: Gjëja e shëmtuar që krijove dje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In