• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

by A. Q
12/08/2026 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina vazhdon që të godasë thellë në Rusi. Presidenti Volodymyr Zelenski njoftoi se ushtria e tij ka kryer një “operacion të jashtëzakonshëm” duke shënjestruar bazën detare të Novorossiyk, qendrën e fundit të madhe luftarake të Rusisë në Detin e Zi, mbi 300 kilometra nga vija e frontit.

“Dronët tanë Palanytsia, raketat Neptune dhe sistemet detare pa pilot kanë goditur me saktësi objektivat e tyre”, theksoi lideri i Kievit duke shtuar se “lufta duhet të përfundojë dhe të gjitha propozimet e duhura janë në tryezën e negociatave.

“Ne ia kemi përcjellë propozimet tona palës amerikane. Dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes sonë, para së gjithash me mbrojtjen ajrore, dhe të ushtrojnë presion mbi Rusinë në mënyrë që planet e saj të jenë të ndryshme, për t’u përgatitur për përfundimin e luftës në vend që ta zgjasin atë”, u shpreh Zelensky.

Rusia pretendoi se në sulmin ukrainas në bazën ushtarake pranë Detit të Zi janë shënuar 2 viktima, përfshirë dhe një fëmijë 8-vjeçar, ndërsa 1 tjetër humbi jetën në Krime.

Moska i është kundërpërgjigjur Kievit po me sulme vdekjeprurëse. Mes këtij përshkallëzimi, presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënon hapur europën dhe NATO-n.

“Për fat të keq, ne shohim se potenciali për konflikt po rritet këtu. NATO po infiltrohet vazhdimisht, po krijohen blloqe të reja ushtarake dhe politike, dhe po vendosen dhe planifikohen sisteme të reja armësh që paraqesin kërcënime edhe për vendin tonë. Tensionet po rriten gjithashtu në rajonin fqinj të Arktikut”, deklaroi Putin.

Duke iu referuar vendeve europiane për sekuestrimin e anijeve të flotës hije të Rusisë, Putin kërcënoi me hakmarrje.

“Ne do ta përcaktojmë vetë se ku dhe kur një përgjigje e tillë është e nevojshme dhe e përshtatshme”, paralajmëroi shefi i Kremlinit.

Next Post
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ I riu i jep fund jetës duke pirë helm, hetime për shkaqet! Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë, por vdiq pas dy orësh në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngëçi politik në Kosovë, PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne!

Ngëçi politik në Kosovë, PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne!

August 12, 2026
Eksodi maroken/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Eksodi maroken/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

August 12, 2026
Humbi babanë, Ronaldo ngushëllon Messin pas mesazhit prekës: Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit tuaj! Qëndroni të fortë

Humbi babanë, Ronaldo ngushëllon Messin pas mesazhit prekës: Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit tuaj! Qëndroni të fortë

August 12, 2026
Sulm masiv kibernetik në Poloni, vidhen të dhënat personale të rreth 19 milionë qytetarëve! Më i madhi në histori, dyshohet me motiv financiar

Sulm masiv kibernetik në Poloni, vidhen të dhënat personale të rreth 19 milionë qytetarëve! Më i madhi në histori, dyshohet me motiv financiar

August 12, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

August 12, 2026
VIDEO/ E pazakontë nga kanali i Korinthit, jahti superluksoz me vlerë 50 mln euro përplaset me murin! Shikoni pamjet

VIDEO/ E pazakontë nga kanali i Korinthit, jahti superluksoz me vlerë 50 mln euro përplaset me murin! Shikoni pamjet

August 12, 2026
Kalimi i Ferran Torres te PSG pothuajse i kryer, shokët e skuadrës te Barcelona të dëshpëruar!

Kalimi i Ferran Torres te PSG pothuajse i kryer, shokët e skuadrës te Barcelona të dëshpëruar!

August 12, 2026
Zhdukja e 700 mijë eurove të pensioneve e ndihmave ekonomike, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës!

Zhdukja e 700 mijë eurove të pensioneve e ndihmave ekonomike, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës!

August 12, 2026
Edhe Këshilli Bashkiak i Divjakës kundër Reformës Territoriale, firmoset kërkesa: Jo bashkimit me Lushnjën, kemi kapacitete të mjaftueshme!

Edhe Këshilli Bashkiak i Divjakës kundër Reformës Territoriale, firmoset kërkesa: Jo bashkimit me Lushnjën, kemi kapacitete të mjaftueshme!

August 12, 2026
VIDEO/ ‘Kurti n’burg’, emigranti proteston ndryshe brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ia heqin parullën nga duart

VIDEO/ ‘Kurti n’burg’, emigranti proteston ndryshe brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ia heqin parullën nga duart

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com