• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leksionet e bezdisshme të qeverisë për median

by Ilir Yzeiri
11/11/2017 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Veprimtaria e zhvilluar ditë më parë në Shqipëri « Speak up » ose « Ditët e medias », organizuar nga BE dhe qeveria shqiptare, prodhoi për publikun vetëm një lajm : trishtimin e shtirur të Edi Ramës dhe paraqitjen e tij prej karagjozi mediatik që, në prani të Komisionerit Hahn dhe të mjaft gazetarëve të njohur nga bota, u rrek t’u tregonte edhe atyre, ashtu siç na tregon edhe neve këtu në Shqipëri, se ai është semiolog, analist, investigues, editorialist dhe intelektual i shkallës së parë që e sfidon cilindo që i del përpara dhe që i kërkon t’i shfaqet pak më i ditur dhe më i nxënë se ai. Edi Rama po prodhon me shpejtësi diagramën rënëse të personalitetit dhe sharmin e dikurshëm që shfaqi në fillim me ligjërimin e tij realist përzier me tone autironike po e kthen në një patetizëm qesharak.

Edhe në këtë konferencë ai u paraqit si të ishte në një mbledhje qeverie të rëndomtë dhe ata që kishte përballë i shihte si të ishin anëtarët e mjerë të Asamblesë së PS-së. Edi Rama nuk u soll dhe nuk di të sillet si burrë shteti, në atë Konferencë, ai u soll si personazh dhe si heroi i medies. Në vend që të tregonte se përse ai e shkatërroi Televizionin publik shqiptar ashtu si Sali Berisha më parë, ai donte t’i çudiste sidomos të huajt aty se media shqiptare është pa vlerë, se prodhon lajme të pavërteta nga që në shumicën e herës merret me mua. I konceptuar si një tubim ku në pjesën më të mirë do të rriheshin e do të paraqiteshin problemet globale të medies, si fjala vjen ndryshimet që kanë ndodhur sidomos tanin në epokën e internetit, humbja e monopolit të informimit në një kohë kur të gjithë mund të bëhen gazetarë dhe lexues, krijimi i pushtetit të medies jo si « hotch-dog », por si palë me biznesin dhe si fuqi konkuruese në treg, ndërtimi i figurës së gazetarit si personazh i botës së biznesit dhe si bos i financës, humbja e besueshmërisë së medies për shkak të rritjes së komunikimit ndërvetjak me anë të rrjeteve sociale e plot të tjera, ky panel nuk arriti që t’i nxjerrë nga sallat komode ku u zhvillua këto problematika dhe nuk arriti ta ndriçojë publikun me ndonjë të vërtetë të panjohur apo të patrajtuar më parë.

Përkundrazi, ai prodhoi vetëm trishtimin dhe nxori jashtë atyre mureve ftyrën e vrerosur të Edi Ramës i cili, në vend që të dëgjonte ndonjë argumentim apo ndonjë analizë, u shfaq si kalorës me fytyrë të vrerosur dhe u mundua me mish e me shpirt që t’i bindtte sidomos gazetarët e huaj se ai është një star i gazetarisë më të mirë në Europë, por shtypi shqiptar nuk e ndjek dot dhe imazhi që prodhohet për të nuk është real, por është produkt i kësaj medieje që është « kazan ». Jam i bindur se tani të huajt që e dëgjojnë Edi Ramën vënë buzën në gaz dhe shumë shpejt nuk do ta dëgjojnë më.

Dua të kujtoj një histori me Nolin që natyrisht nuk ka ngjashmëri të drejtpërdrejtë se ku Noli i madh e ku Rama, por ka një ngjashmëri të jashtme që duhet mbajtur në vështrim. Siç dihet, Noli, sapo erdhi në pushtet, u paraqit në Lidhjen e Kombeve dhe u kërkoi shteteve europiane që ta ndihmonin. Noli shkonte në atë sallë, në Gjenevë, atje ku disa vite më parë, ai kishte shkëlqyer, sepse në krye të delegacionit shqiptar, ai pat thënë fjalët profetike. « Shihni, -pat thënë ai, -unë vij nga një vend i vogël që ju e quani të prapambetur e mysliman. Por ata, në krye të delegacionit kanë zgjedhur një prift ortodoks, që jam unë dhe si zvëndësin tim një prift katolik. Si mund të jetë i prapambetur ky komb ? » Fjala e tij në një anglishte brilante i pat bërë për vete të gjithë dhe Shqipëria u pranua pa asnjë hezitim si anëtarë e Lidhjes së Konbeve. Po ky burrë shteti dhe po ky publicist dhe orator brilant, shkoi përsëri në atë sallë por tani si kryeministër që kishte ardhur në krye të qeverisë pas një rebelimi të armatosur. Ata që ishin mahnitur me të herën e parë, i kërkuan që ai duhet të organizonte zgjedhjet e lira dhe të ndershme në mënyrë që qeverisja e tij të legjitimohej. Të njëjtën gjë ia kërkonte edhe miku i tij Faik Konica. Mirëpo Noli, për arsye që nuk u morën vesh kurrë, nuk i bëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Siç thotë studiuesi i njohur i tij, profesor Nasho Jorgaqi, ai, në ato pak muaj qeverisjeje, kohën më të madhe e kalonte në Gjeneve, në Lidhjen e Kombeve dhe aty, në çdo diskutim, kërkonte që Europa ta ndihmonte Shqipërinë. Por… ata që ishin mahnitur me këtë figurë me kulturë të jashtëzakonshme filluan që, kohë pas kohe, ta dëgjonin me indifirencë, madje në ndonjë rast edhe mos ta dëgjonin fare. Nërkaq stili i mrekullueshëm i Nolit dhe ligjërimi i tij brilant u bënë të bezdisshëm dhe stili i ngritur mbi krahasime e digresione historike u kthye në një patetizëm që nuk dëgjohej më, sepse Noli po ndërtonte kështu figurën e një shtetari që nuk përfillte elementitn bazë të demokracisë, që janë zgjedhjet.

Dhe në fund, siç është bërë e njohur, Noli mbajti një fjalim me tone të ngritura dhe e akuzoi Europën se po e linte në baltë Shqipërinë. Aty ai akuzoi në fakt edhe Perëndimin dhe përmendi Rusinë. Kryetari i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, më duket përfaqësuesi anglez dhe ai francez, ata që e kishin duartrokitur vite më parë, u ngritën e dolën nga salla. Edhe Edi Rama ka filluar të paraqitet si një kalorës me fytyrë të vrerosur para europianëve dhe po u jep atyre ultimatume. Nëse europianët i thonë që treguesi i lirisë së medies është keq, kjo do të thotë se vendi nuk është në binarë demokratikë dhe Edi Rama nuk mund t’i japë ultimatume komisionerit Hahn që ta pranojë Shqipërinë në BE. Nëse vendi nuk ecën mirë dhe BE i rekomandon Edi Ramës që të bëjë reformat e duhura, ai, më së paku, duhet të rregullojë stilin dhe tonin në diskutime me të huajt. Mirëpo këtë ai nuk e bën dot, sepse, siç e thotë edhe vetë, ai është ushqim, lëndë e parë për kazanët mediatikë. E, nëse do të vijonim metoforën e kazanit mediatik, që ai e ka zgjedhur vetë, na mbetet të pranojmë që ai është vetëshpallur ajo lënda që mbush kazanët, të cilën unë për etikë nuk po e shqiptoj. Dhe duke qenë lëndë për kazanët, nuk mund të jetë bashkëbisedues normal për të huajt. Gjithnjë e më shumë ata po fillojnë të ndiejnë erën e rëndë të metaforave që ndërtojnë një ligjërim patetik ku ai paraqitet si hero dhe europianët e të tjerët si një një publik që nuk e kupton dot. Ndaj Bualo, filozofi dhe teoricieni frëng i letërsisë kishte të drejtë kur thoshte që « Le style c’est l’homme même » Stili është njeriu.

Next Post
Arratiset azilanti shqiptar, kaos në aeroportin e Hamburgut

Arratiset azilanti shqiptar, kaos në aeroportin e Hamburgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

June 19, 2026
Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

June 19, 2026
Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

June 19, 2026
‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

June 19, 2026

Partitë e vogla me xhepa të mëdhenj dhe krokodili që po i avitet protestës

June 19, 2026
VIDEO/ Qytetarja akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

VIDEO/ Qytetarja akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

June 19, 2026
BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

June 19, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

June 19, 2026
Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

June 19, 2026
Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In