• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lejet abuzive, guroret e mermerit shkatërrojnë Malin e Tomorit

by Java News
14/11/2017 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar. Banorët e pakët të këtij fshati ankohen për kushtet e vështira të jetesës si pasojë guroreve të mermerit, të cilat xhirojnë miliona euro. Ata pretendojnë se guroret u kanë prishur shtëpitë, të mbjellat dhe gjithçka përreth.

Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje. Mali i Tomorit është shpallur park kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012. Ndërkohë, në vitin 2015, sërish me VKM, u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila bëri edhe kufizimet.

Guroret e fshatit Mëlovë dhe në Grykën e Dëvrisë u lanë jashtë parkut, megjithëse janë pjesë e Malit. Rruga që të çon në këtë fshat kalon pranë një Monumenti të Natyrës, që është Karsti në Qafën e Dëvrisë. Zona është e mbrojtur me ligj, ndërkohë që janë dhënë leje për shfrytëzimin e mermerit para dhe pas këtij monumenti.

Fshati i braktisur

Banorët thonë se guroret i kanë disa firma shqiptare, greke, indiane etj. Sipas tyre, Mali i Tomorit është shkatërrua.

“Dëvria është vend i bukur, por po shkatërrohet. Në këtë fshat kanë qenë mbi 80 familje, tani kanë mbetur vetëm 4” thonë ata.

Sipas tyre, gurorja e Dëvrisë është hapur në vitin 2007, ndërsa tregojnë se në këto vende kanë ardhur edhe politikanë të rëndësishëm, të cilët kanë lidhje me administratorët e guroreve.

Ata thonë se guroret u kanë bërë dëm të madh. Fillimisht janë ankuar.

“U tërhoqëm, s’e kapim ne dot ‘peshkun e madh’” thonë ata, ndërsa njëri shton se djemtë i ka në Greqi, ndërsa indiani merr paratë në malin e tyre.

Në lidhje me politikanët, ata pohojnë se ata kanë shkuar, por vetëm te guroret.

“Këtu te ne s’i plas njeriu. Po të presë njëri lëndë ndërtimi, këtu dënohet, ndërsa për ata nuk u marrka masa fare”, thotë një tjetër.

Kryeplaku Jonus Jaupllari pohon se në këtë fshat mund të mbetet vetëm ai, pasi i ka rënë një hall. Për pronarët e guroreve shton se “zëra mund të ketë firma e këtij e atij. Jo deputetë, jo të larguarit që këtej, që janë bërë deputetë. Këta nga zona e Skraparit”.

Guroret e mermerit

Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare shkuan pikërisht në guroret e mermerit. Mali ishte gërryer, ndërsa zona është bërë shkallë-shkallë nga nxjerrja e Mermerit.

Një punonjës thotë se mermeri pritet me fill diamanti, ndërsa thotë se do vazhdojnë deri sa të ketë mermer. Sipas tij, një pjesë e mallit shkon në Greqi.

Ndërkohë, në një gurore tjetër, punëtorët thonë se janë me origjinë nga Kukësi dhe marrin 700 mijë lekë pagë.

“Mermeri i Skraparit, flori”

Nënkryetari i Bashkisë Skrapar, Shkëlqim Çuku, thotë se me një vendim të VKM të qeverisë, fondi pyjor kullosor iu transferua Bashkisë Skrapar.

“Këto subjekte kanë marrë leje dhe aktualisht ky fond pyjor nuk është hequr. Deri në një 1 ha, e heq ministri, nga 1 ha – 100 ha e heq Qeveria. Mbi 100 ha me ligj nga Parlamenti. Ata s’duhet të kishin filluar punë pa u hequr nga fondi” thotë Çuku.

Ai thotë se bashkia merr vetëm një përqindje të vogël nga renta minerare nga ky mermer. Më tej Çuku flet edhe për shkatërirmin e zonës, pikërisht në Qafën e Dëvrisë. Ai thotë se në atë zonë ka shkuar dikush dhe e ka studiuar.

“S’po pyet më njeri o burrë i dheut. E di si thonë?-Skrapari ka flori. Ne kujtonim si ai floriri se ku e çuan. Jo more jo. Floriri është mermeri. Ka një hartë që atje kishte mermer, tani floririn po na i merr greku dhe indiani”, vijon nënkryetari.

Leje në monumentin e natyrës

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Berat. Drejtori Fatos Nako thotë se Parku i Tomorit është shpallur me VKM 2012 dhe gjatë shpalljes është studiuar në lidhje me komplet sipërfaqen.

Këto pjesët ishte dhënë licenca nga AKBN-ja janë hequr nga territori i parkut.

Fiks Fare i dërgoi një kërkesë zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për guroret në Malin e Tomorit. Ministria na ktheu përgjigje se leja e fundit është dhënë në datën 13 qershor 2017, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Leja ishte në zonën që njihet si “Qafa e Dëvrisë”, e cila është monument natyre. Firma që do shfrytëzojë këtë vend është “Gulf Miningmaterials Al”, me përfaqësues z.Elidon Kasaj.

Sipas Nakos, në qafën e Dëvrisë ndodhet edhe një monument natyre, që është Karsti i Palogjenit në Grykën e Dëvrisë, i cili është shpallur me VKM-në përkatëse.

“Aty një subjekt që ka marrë licencën ka bërë një rrugë kalimi, e cila afrohet këtij monumenti, më afër se 50 metra, gjë e cila ndalohet me ligj. Kam bërë dokumentacionin përkatës dhe ia kam çuar në Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve. Çështja është në prokurori”, thotë ai.

Fiksi pyeti edhe në këtë inspektoriat, ku specialisti Ergert Laçka thotë se këtë rast e kanë referuar në prokurori, pasi kishte punime në afërsi të këtij monumenti.

Fiksi kontaktoi edhe me administratorin e firmës “Gulf Miningmaterials Al”, z.Elidon Kasaj. Ai thotë se “kam raport që nuk është prekur, asnjë milimetër. U ngrit grup pune, dyshohej se ishin prekur 2 metra, po fare. Erdhi grupi, dyshohej për dy metra. Unë kam dhe vendimin”, thotë ai.

Gazetarët i kërkuan këtë vendim, ndërsa z.Kasaj tha se do të flasë me pronarin. Më tej shton se ka vendime nga AKZM Berat që duhet të vazhdojnë punimet.

Fiksi pyeti sërish drejtorin e AKZM Berat, Fatos Nako, i cili tha se kjo leje është shumë afër monumentit natyror.

“Ne nuk jemi pyetur. Atij monumenti i humbasin shumë vlerat. Ai që do shkojë ta shikojë, do të kalojë në një sipërfaqe të dëmtuar pastaj do të shikojë një bukuri”, vijon ai.

Më tej tregon hartën ku janë gurore, ku ajo zonë ka qenë me pyje, shkurre me lajthi.

“Subjekti do të punojë në të dyja krahët. Ka bërë edhe rrugën. Rruga i afrohet më pak se 50 metër. Nëse s’do ishin guroret, parku do ishte edhe pjesa e gurores. Pjesët e gurores janë si gadishuj. Të dyja futen në pjesë të parkut” thotë ai.

I pyetur nëse duhet të ishin dhënë lejet, ai tha se “zona është një vend me resurse për turizmin, mendimi im jo si natyralist jo”.

Në fund, i pyetur si mund të koordinohen institucionet për të ndaluar këtë shkatërrim, tha se “është vullneti politik”.

a.ç

Next Post
Prokurori i Tribunalit Special: Do t’i mbrojmë dëshmitarët

Prokurori i Tribunalit Special: Do t’i mbrojmë dëshmitarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In