• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokurori i Tribunalit Special: Do t’i mbrojmë dëshmitarët

by Java News
15/11/2017 07:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Gjykatës Speciale është zotuar të martën se do të bëjë gjithçka që është e mundshme që të mbrojë dëshmitarët të cilët mund “të jenë në rrezik nga gjithçka, nga vdekja e deri tek frikësimi”.

Dhomat e specializuara të Kosovës, e financuar nga BE dhe e vendosur në Hagë vitin e kaluar, u krijua për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet që supozohet të jenë kryer nga pjesëtarë të lartë të UÇK-së derisa po luftonin me forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999.

Akuzat u përfshinë në një raport të vitit 2010 të prezantuar në Këshillin e Sigurimit, dhe flet në detaje për pretendimet për vrasje, ndalime të paligjshme dhe trafikim me organe, gjatë dhe pas luftës për pavarësinë e Kosovës, raporton AFP.Ka pasur shumë spekulime se kush mund të jetë cak i padive, përfshi edhe atë se a mund të jetë edhe presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, në listë.

David Schwendiman ka refuzuar të publikojë ndonjë detaj se kush mund të jetë cak apo se kur mund të nisin paditë e pra.Por ai ka pranuar se, gjatë një takimi me gazetarët në Hagë, zyra e tij është e “vetëdijshme” për rrezikun me të cilin përballen dëshmitarët potencialë.

“Do të bëjmë gjithçka është e mundur që të provojmë dhe t’u japim atyre rehatinë dhe mbrojtjen që u nevojitet për të marrë pjesë”, tha ai, duke thënë se po merren masa speciale, transmeton Koha.net.Dëshmitarët mund të jenë “në rrezik nga gjithçka, nga vdekja deri tek frikësimi apo detyrimi, ryshfeti apo forma tjera të ndikimit dhe përpjekjes për të korruptuar dëshminë e tyre”.

“Askush s’do t’më frikësojë mua”. Tribunali u financua nga Bashkimi Evropian me më shumë se 200 milionë euro për pesë vjet për të gjykuar krimet në Kosovë nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor, 2000.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte përmendur direkt në raportin e vitit 2010, së bashku me disa të tjerë të rrethit të tij të ngushtë. Ai gjithmonë i ka mohuar këto pretendime, dhe i kishte thënë AFP-së vitin e kaluar se “s’kam asgjë për të fshehur”.

Schëendiman është zotuar po ashtu se “nuk do të ndikohet apo frikësohet” nga atmosfera politike në Kosovë.
Një sondazh i prezantuar nga Thaçi në muajin shtator gjeti se shumica e shqiptarëve të Kosovës besojnë se gjykata do të jetë e padrejtë dhe më shumë se gjysma do të protestonin nëse dënohen luftëtarët e UÇK-së.

Në bazë të ligjeve në të cilat është formuar gjykata – e cila drejtohet në bazë të ligjeve të Kosovës me pajtimin e Prishtinës – prokurori “nuk do të merr udhëzime nga askush”, tha ai, transmeton Koha.net.“Askush s’do të më tregojë se çfarë duhet të bëjë. Askush nuk do të ndikojë në mua. Askush s’do të më frikësoj”.

Dhe Schwendiman theksoi se derisa e kupton “detin politik në të cilin notoj”, ai nuk do të lëkundet nga asnjë ndikim që mund të kenë vendimet e tij “në kushte politike apo në stabilitetin në rajon”.“Detyra ime është që të qeveriset nga ligji, nga faktet dhe t’i mbajë individët përgjegjës për sjelljet e tyre”, shtoi ai. (b.an)

Next Post
Historia e dhimbshme e babait me HIV, ish-bashkëshortja nuk e lejon të takojë vajzën

Historia e dhimbshme e babait me HIV, ish-bashkëshortja nuk e lejon të takojë vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In