• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leicester gati për ditën magjike…. të gjithë të veshur blu

by Java News
01/05/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të ketë asnjë ngjyrë tjetër veç blusë mbretërore sot në Angli: ajo e cila prej së premtes ka pushtuar Leiçesterin, 160 km në veri të Londrës, duke ndriçuar Kullën e Krenarisë dhe katedralen e Shën Martinit, vitrinat e dyqaneve në Hambërston Gejt, dritaret e pabeve dhe rrugët e qytetit.

Dhe qyteti që ka veshur fanellën e skuadrës së futbollit është vetëm një hap larg lajmit që do të bëjë xhiron e botës.

“Kjo është historia, o sot, o kurrë”, thotë Klaudio Ranieri. Dhe vetëm 3 pikë larg tij, të vendosura sot në pjatën e “Old Trafford”, ai do të bëhet për një ditë trajneri më i pasur i botës, edhe pse merr vetëm rrogën e katërt më të ulët të Premier Ligës:

“Këtë herë dua një finale Hollivudi, me një fund të lumtur. Është e pabesueshme. Është historia përpara dhe ne e dimë këtë. Është e rëndësishme ta mbyllim këtë histori si një film amerikan. Të shkojmë deri në fund dhe të kemi një fund të lumtur. Është një shans i mirë, por për këtë arsye duhet të jemi të përqendruar. Më lejoni të jem i qetë, kemi kohë. U thashë lojtarëve: ‘Gjithçka është në duart tona dhe duhet të vazhdojmë’. Të tjerët mund ta shijojnë, por unë ende jo. Jam totalisht i përqendruar”.

Natyrisht që të përballesh me 20 herë kampionët e Anglisë nuk mund të kesh statistika superiore. Tri nga 6 fitoret e Leiçester Sitit në “Teatrin e Ëndrrave” kanë ardhur përpara Luftës II Botërore. Triumfi i tyre i fundit ndaj “djajve” ka ardhur në janar 1998, kur Toni Koti shënonte të vetmin gol të ndeshjes. Por ekipi i Van Galit i ka fituar të 6-ta ndeshjet e fundit në kampionat dhe kupë në “Old Trafford”, madje duke pësuar vetëm një gol.

Statistikat

Në këto momente, çdo burrë, grua dhe fëmijë në Britani e di që “dhelprat” janë pranë triumfit më shokues në historinë e Premier Ligës. Koeficienti 5000 në fillim të sezonit se ata do të fitonin titullin i thotë të gjitha për skuadrën që po shpallet kampione për herë të parë në historinë 132- vjeçare të klubit.

Që të kuptojmë se sa e papritur është kjo përrallë, kaq pranë epilogut të saj, u hedhim një sy edhe statistikave të 10 kampioneve të fundit të Premier Ligës, duke nxjerrë një mesatare. Dhe diferencat e tyre me Leiçesterin janë mahnitëse. E nisim me pasimet: 353 pasime mesatarisht të “dhelprave” për ndeshje këtë sezon, 512 mesatarja e kampioneve të Premier Ligës: 43% me 58% zotërimi i topit, 10.1- 13.4 mesatarja e goditjeve drejt portës, 1.8-2.1 mesatarja e golave për ndeshje, 0.94- 0.85 mesatarja e golave të pësuar për ndeshje.

E megjithatë, statistikat e mbrojtjes së Ranierit janë më të mira se ato të 7 kampioneve nga 22 të Premier Ligës. Por Mister Ranieri do të përgjigjej se ka vetëm një statistikë që ka me të vërtetë rëndësi: klasifikimi. Dhe sot në Mançester, ata vijnë 7 pikë përpara Totenhemit të vendit të dytë në 3 ndeshjet e mbetura. Apo jo, Klaudio?Panorama Sport

Javanews/ a.k

Next Post

(Video) Jonida Maliqi telefonon Rovena Dilon: “Pse ke folur keq për mua?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In