Ish-trajneri i Arsenalit ende e ka dëshirën e madhe për t’u rikthyer si trajner, sipas Jens Lehmannit. Wenger u largua nga Arsenali pas 22 viteve si trajner i klubit londinez, transmeton Gazeta Express.
Wenger ende nuk ka marrë ndonjë detyrë si trajner, ndërsa Lehmanni, i cili ishte portier i Arsenalit gjatë periudhës 2003-2008 nën menaxhimin e Wenger-it, beson se ai do të rikthehet.
“Ai motivohet shumë nga fitoret e ndeshjeve, dhe fitoret e titujve”, tha gjermani për Sky Sport.
“Kështu unë pres nga ai që të rikthehet në punën e futbollit”. I pyetur nëse Wenger është duke e shijuar një pushim të vogël, ai tha: “Vetëm një pushim të vogël”. Mbetet të shihet se cilën skuadër do ta marrë në drejtim në të ardhmen francezi, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)