• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Legjoni i parë i luftës botërore formohet në Tiranë

by Arbër Hitaj
11/11/2024 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Ka një ekzaltim të habitshëm në kampin opozitar në Shqipëri për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha, jo vetëm e uruan, me të drejtë, por shprehën padurimin e tyre për të punuar me Donald Trump presindetin e 47 të ShBA-ve! Mos qeshni janë deklarata serioze, pra Ilir Meta në burg dhe Sali Berisha non grata nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë do të bashkëpunojnë me Donald Trump!

Ndodhi në fakt në mandatin e parë të Donald Trump 2016-2020, ku bashkëpunimi i DASH, i Shtëpisë e Bardhë me Partinë Demokratike ishte shumë i fortë, aq i fortë sa djegia e mandateve dhe mos futja në zgjedhjet lokale ishte në koordinim me aletatët ndërkombëtarë! Kush ka memorie e di shumë mirë për çfarë e kam fjalën! Nëse se ka dikush, mund ti kthehet me google search kronikave të kohës çfarë deklaronte Yuri Kim, ambasadore e ShBA- ve në atë kohë.

E megjithatë unë jam i bindur se ne imagjinatën e tyre ata janë tejet serioz, po bëjnë skenarë, duke i shpallur luftë Sorosit e së majtës amerikane, apo duke treguar betejat që ata kanë me drejtësinë, e Trump do të thotë: “What the hell”, Saliu dhe Iliri, janë mini sozitë e mi në beteja!

Më pas Trump do i futet seriozisht luftës, do t’i bërtasë Edi Ramës, madje më keq akoma, do e burgosë atë dhe gjithë qeverinë shqiptare dhe këdo që opozita ka inat, gazetarë dhe analistë të shitur. Të gjithë në emër të Trump dhe me firmën e tij do të shkojnë në burg. Madje burime të sigurta nga “rrugica e shpresës”, paralajmërojnë se një ekip special amerikan me marinsa do t’i bëjë arrestimet pasi policia dhe SPAK janë të shitur po tek amerikanët, por te demokratët jo te republikanët!

E më pas Sali Berisha dhe Ilir Meta do të drejtojnë përsëri Shqipërinë, shend e verë. Ushtria e tyre e ka filluar luftën, gojën po e përdorin si kallashnikov duke gjuajtur me plumba fjalësh çdo të majtë e këdo që i kritikon qoftë dhe trumpist por jo Berishist.

Në emër të Donald Trump je i pushkatuar! Ata si kalorësit templarët dikur janë gati të bashkohen në luftën e shenjtë, të shpëtojnë Amerikën nga Soros e majtistët e pas të pastrojnë Shqipërinë nga pjellat komuniste! Kaq egër i kanë luftuar komunistët sa i morën dhe në parti!

Ata harrojnë se shumë të majtë u shprehën hapur për politikat e Donald Trump. Ata harrojnë se politika është përplasje idesh jo hakmarrje primitive si në mesjetë! Nejse, faktet nuk është se kanë vlerë për këta luftëtarë modernë.

Vetëm se ka një problem, që nuk e llogarisin, ata nuk janë Donald Trump e mbi të gjitha Donald Trump nuk është si ata. Politikanët e kalibrit të lartë me të mirat e të metat, nuk merren me inate të vogla, apo thashetheme! Ata nuk janë hakmarrës, pasi e kuptojnë se bashkëpunimi vlen më shumë se akuzat apo dallaveret e ballkanit. Trump e tregoi në mandatin e tij të parë, me miliarderin George Soros nuk pati asnjë lloj lufte. Madje për Hillary Clinton deklaroi do e fuste në burg! Faktet janë aty mjafton të lexosh pak, fobia e shumicës në politikë.

E megjithatë asgjë të keqe nuk ka të ëndërrosh, vetëm se në politikë zgjimi nga ëndërra të bukura është më i hidhur së në jetën reale, aq i hidhur sa nuk ka fallxhore që të bën derman!

Next Post
Zbulohet ushqimi që vidhet më së shumti në Evropë

Zbulohet ushqimi që vidhet më së shumti në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com