• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Legjenda e Ukrainës, pro luftës?! Tymoshchuk do t’i hiqen të gjitha çmimet dhe licenca e trajnerit

by
10/03/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anatoliy Tymoshchuk është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares së Ukrainës. Saktësisht, ai ka luajtur 144 ndeshje në nivel ndërkombëtar midis viteve 2000 dhe 2016.

Ish-mesfushori, gjithashtu ka qenë kapiten i kombëtares së vendit të tij për katër vite, përpara se “t’i varte këpucët në gozhdë” dhe të vazhdonte si trajner. Ai ka shërbyer si zv.trajner i Zenit për pesë sezonet e fundit.

Federata e Futbollit të Ukrainës dëshiron që Tymoshchuk të dënohet për heshtjen e tij në mes të konfliktit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë, duke i hequr njohjen e ndeshjeve ndërkombëtare dhe licencën e trajnerit.

Një numër i madh ish-lojtarësh dhe lojtarësh aktualë të kombëtares ukrainase e kanë kundërshtuar luftën dhe kanë premtuar mbështetje për civilët që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Tymoshchuk tani akuzohet se punon “për klubin e agresorit”.

Federata e Futbollit e Ukrainës bën gjithashtu thirrje që 42-vjeçarit t’i hiqen medaljet që fitoi me Shakhtar Donetsk, si dhe çmimet e të gjitha shteteve e titujt e nderit: “Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Tymoshchuk, ish-kapiteni i Kombëtares së Ukrainës, jo vetëm që nuk bëri asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë, por as nuk e ndërpreu bashkëpunimin me klubin e agresorit.

Në një kohë kur një tjetër nga ish-klubet e ukrainasit, FC Bayern Munich, publikon deklarata dhe ndërmerr aksione në mbështetje të Ukrainës, Tymoshchuk vazhdon të heshtë dhe të punojë për klubin e agresorit. Duke bërë këtë zgjedhje të vetëdijshme, Tymoshchuk dëmton imazhin e futbollit ukrainas dhe shkel klauzolën 1.4″.

Deklarata e Federatës së Futbollit të Ukrainës vjen pas asaj të yllit të Atalantës, Ruslan Malinovskyi, i cili këmbënguli se Tymoshchuk nuk mund të shihet më si një legjendë e futbollit në vend: “Unë nuk e di pse nuk flet Tymoshchuk, duhet ta pyesni atë.

Vështirë të komentohet, por është e çuditshme pse ai nuk ka folur. Mendoj se nuk është e drejtë. Është 100% rasti për të thënë se ai nuk është më (ose do të jetë ndonjëherë) legjendë e futbollit ukrainas. Arritjet e tij të mëparshme janë harruar”.

/b.h

Next Post
Gratë frymëzuese të Ukrainës

Gratë frymëzuese të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

September 2, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

September 2, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

Qeveria miraton rregullat e reja për dëmet në mjedis, përcaktohen kriteret dhe aktivitetet me rrezik të lartë

September 2, 2026
Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

September 2, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Gjyqtarë e Prokurorë që i duan gazetarët vetëm kur “mbeten pa lekë”…

September 2, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qeveria bllokoi në Thesar rrogat, kreu i Gjykatës së Lartë letër Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore

September 2, 2026
Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

September 2, 2026
"SHBA të përmbushë angazhimet" Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit -

SHBA të përmbushë angazhimet Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit –

September 2, 2026
Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

Të tjera ndryshime në Qeveri? Pas ikjes së Salës, Rama të enjten mbledhje të zgjeruar

September 2, 2026
Frikë nga tensionet gjeopolitike, Holanda largon 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja

Frikë nga tensionet gjeopolitike, Holanda largon 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com