• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lefter Maliqi kallëzim për zgjedhjet në SPAK: Gjëma u bë në 17 kutitë e fundit!

by A R
19/05/2023 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi, ka bërë kallëzim në SPAK për zgjedhjet e 14 Majit. Ai u shpreh se ka një sërë shkeljesh dhe se rezultati është vjedhur. Ai u shpreh se shkeljet janë urdhëruar politikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Lefter Maliqi: Ka një sërë shkeljesh të mëdha. Të gjitha këto shkelje janë të urdhëruara politikisht nga ministri Çuçi me Policinë e Shtetit dhe nga oligarku  Pëllumb Salillari. Vjedhja është e hapur. Kam bindje totale që Bashkia Kuçovë me tu hapur kutitë dhe po të ketë hetim pa ndikim politik, jam i bindur këtu ka krim shtetëror dhe elektoral. Krimi shtetëror është më i madh sepse janë hedhur miliona euro për të blerë mandatin e Bashkisë Kuçovë.

Maliqi tha se drejtorë të bashkisë merrnin pjesë në numërim. Sipas Maliqit, vjedhja ka ndodhur në 17 kutitë e fundit.

“Në KZAZ-në e Kuçovës ishte një derë ngjitur, afër tavolinave e cila dilte nga Qendra e Kulturës dhe më pas te shkolla e mesme. U gjetën kuti pa kode, pa vula e shumë shkelje të tëra. Gjithë gjëma u bë në 17 kutitë e fundit dhe është bërë nga ora 11:30 në mënyrë të pabesë me urdhër politik. Gjëma është bërë në 17 kutitë e fundit ku unë kam dyshime të provuara që kanë ndërruar kuti, prandaj janë gjetur kuti pa vula, fletë votimi të dyshimta e të gjitha me radhë”, tha Maliqi.

Ai u shpreh i bindur se ka fituar. Nëse kutitë hapen dhe rezulton e kundërta, Maliqi tha se do të tërhiqet përfundimisht nga politika.

“Unë kam vënë në dijeni ODIHR tre herë. Kam një besim të patundur që kjo do zbardhet dhe mandati i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibeajt, edhe kundër kandidatit të PS-së. Për këtë kam bindje totale. Nëse kutitë hapet dhe nuk del ky rezultat, unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha Maliqi.

Zgjedhjet në Kuçovë i fitoi kandidati i PS-së, Kreshnik Hajdari.

/a.r

Next Post
Arrestohet manjaku në Shkodër! Përndoqi për 3 muaj rresht 4 të mitura, u dërgonte dhe video erotike

Arrestohet manjaku në Shkodër! Përndoqi për 3 muaj rresht 4 të mitura, u dërgonte dhe video erotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

November 2, 2026
Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

November 2, 2026
Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

November 2, 2026
Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

November 2, 2026
Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

November 2, 2026
“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

November 2, 2026
Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

November 2, 2026
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

November 2, 2026
Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In