• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Le thèâtre de la rue

by Artur Ajazi
30/09/2024 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ky fundshtatori, e gjeti Partinë Demokratike, sërish në “aksione opozitare”. Shkaku sipas liderit të asaj partie, mbetet “burgosja e opozitës”. Në fjalimin e mbajtur on-line nga shtëpia në Këshillin Kombetar, zoti  Berisha deklaroi prerazi se “Rama na ka shpallur luftë, ndaj ne do të nisim mosbindjen civile, në rrugë, bulevarde, qytete dhe lagje”. Sipas tij “kjo do ti sjellë fitoren  e sigurtë Partisë Demokratike”. Pra në një fare mënyre, PD, ka nisur “teatrin e rrugës” (Le theater de la rue), ose më mirë të themi “estradën e rradhës”.

U ka bërë thirrje demokratëve të lodhur dhe  të mbetur pa përkrahje, të mblidhen në 7 Tetor, dhe të nisin marshimin e madh, rrugëve të Tiranës. Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij, “të vijnë dhe të mos ndalen deri në rrëzimin e qeverisjes Rama”. Njeriu që e la PD-në e tij 3 dekada mbrapa, që problemet personale i ka kthyer në “problemin e partisë”, njeriu që 8 muaj para zgjedhjeve nuk u ka dhënë militantëve asnjë program dhe alternativë qeverisëse apo konkurruese,  po i thërret ata “ti bashkohen kauzës së drejtë të partisë”. Po cilës kauzë, kur ajo parti nuk ka asgjë të qartë deri sot se, fushata de facto ka nisur, dhe ajo merret me “analiza të fjalimeve të liderit pasditeve poshtë ballkonit”. Cilës kauzë do ti bashkohen demokratët e zhgënjyer, tek shikojnë  agallarët dhe pasanikët e partisë, tek bredhin majë makinave 100 apo 150 mijë euroshe.

Berisha ka nisur teatrin e rradhës, atë të rrugës. Do ti mbledhë ata qindra vetë edhe kësaj here, do ti flasë nga shtëpia me thirrje “lufte”, do ti thotë “o sot o kurrë”, do ti gjezdisë me pahir rrugëve të Tiranës, do tu japë ndonjë qerasje atyre që do të vijnë nga rrethet, dhe kaq. Pas 1 ore do të  dalë sërish majë ballkonit, dhe do tu thotë se “Edi Rama u tremb, ja ka mbathur, ne do të fitojmë”, duke e mbyllur fjalimin me tundje flamujsh. Nuk ke çe do spektaklin  teatral  tek  “Turbina”, por  thjesht dil dhe shiko, se si keqpërdoren mbështetësit e PD-së, nga lideri i tyre, se si mbahen ata me gajret duke u premtuar “fitoren dhe pushtetin”, dhe do të bindesh sa dramatike është situata në atë parti.

Ajo forcë politike ka humbur çdo sens drejtimi  dhe menaxhimi të situatave që po kalon. Arrestimi dhe burgosja me vendim gjykate e Salianjit, ishte një rast i mirë për Berishën, për ti kërkuar mbështetësve  të lodhur, “të ngrihemi  fuqishëm  në protesta për rrëzimin e qeverisjes Rama”.

Ai bën sikur nuk e kupton faktin se “në 2024, nuk ka asnjë mundësi konkrete të rrëzojë  një qeverisje legjitime me protesta  të lodhurish”, pasi në demokraci  funksionale, është vota e lirë, ajo që sjell rrotacionin  e pushteteve, ose vazhdimësinë e një qeverisje që ka punuar dhe ka patur rezultate  konkrete.

Le ta shijojnë teatrin e rrugës edhe kësaj here, derisa mbështetësve tu  ikë jo vetëm besimi, por edhe durimi me atë lidership që drejton sot Partinë Demokratike.

Next Post
“Çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te…”, Zbulohet SMS e Vis Martinajt që alarmoi kreun e Grupit të PD

“Çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te…”, Zbulohet SMS e Vis Martinajt që alarmoi kreun e Grupit të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

October 31, 2026
Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

October 31, 2026
“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

October 31, 2026
Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

October 31, 2026
Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll!”- Gjendja shëndetësore e Kompany, trajneri zëvendësues i Bayernit: E kam të ndaluar që…

October 31, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

SPAK-u duhet të veprojë vetë

October 31, 2026
Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

October 31, 2026
Protesta e sotme e PD-së, rreth 450 militantë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës!

Protesta e sotme e PD-së, rreth 450 militantë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës!

October 31, 2026
Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr

Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr

October 31, 2026
Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale në Mirditë, ministrja Spahiu: Po forcojmë kapacitetet e spitaleve lokale!

Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale në Mirditë, ministrja Spahiu: Po forcojmë kapacitetet e spitaleve lokale!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In