• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Le Monde” boton hartën: Si do të duket Kosova nëse shkëmben territore

by A R
23/09/2018 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja franceze “Le Monde” botoi dy artikuj rreth shkëmbimit të mundshëm të territoreve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si dhe një hartë të Kosovës me interpretimin e saj, për mënyrën sesi do të duken “ndryshimet e kufijve”, duke shtuar se “mozaiku etnik, infrastruktura kyçe dhe ndërtesat kulturore përbëjnë barrierat për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.

Gazeta e Parisit, në artikullin e parë, vë në dukje se “shkëmbimi i territorit në bazë të kritereve etnike përbën shqetësim” dhe se “në debatin për shkëmbimin e mundshëm të kufirit midis të dy palëve përplasen me njëra tjetrën etika dhe pragmatizmi”.

Gazeta raporton një shpjegim të gjeografit francez Michel Foucher, i cili thotë se “nuk duhet të ngatërrohen shenjtëria dhe paprekshmëria e kufijve”, transmeton zeri.info

“Kufijtë janë të paprekshëm nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, me forcë nuk mund të sillen në pikëpyetje, por jo të paprekshëm: ata mund të zhvendoset në qoftë se të dy palët të arrijnë një marrëveshje”, tha Foucher.

E njohur në Konferencën e Helsinkit 1975 mes Bashkimit Sovjetik dhe perëndimorëve, dhe zyrtarisht hyri në vitin 1990 me Kartën e Parisit, ky parim , thotë “Le Monde”, ka mundësuar bashkimin gjerman pas rënies së Murit të Berlinit.

“Midis viteve 1989 dhe 1992 në Evropë – duke përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë – u themeluan 22 kufij të rinj, të gjatë 11.149 kilometra”, shpjegon Michel Foucher.

Gazeta franceze vë në dukje se, në rastin e shkëmbimit territorial mes Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, është hera e parë që bëhet fjalë në lidhje me kufijtë e rinj të vizatuar mbi baza krejtësisht etnike, dhe jo në linjat e mëparshme administrative të republikave përbërëse ose rajoneve autonome të ish-Jugosllavisë.

Në një artikull tjetër, “Le Monde”, thotë se projekti i ri-vendosjes së kufijve të Ballkanit Perëndimor paraqitet si një zgjidhje për stabilitetin pas 20 viteve të konfliktit të ngrirë, por thekson se banorët e zonave përkatëse kanë përsëri frikë nga një “spastrim etnik”.

Në llogarinë e Twitter, gazeta në fjalë gjithashtu botoi një hartë të Kosovës, së bashku me mbishkrimin:

“Midis Kosovës dhe Serbisë, mozaiku etnikë, infrastruktura kryesore dhe ndërtesat kulturore janë pengesa për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.

Në hartë është treguar sesi do të duken “kufijtë e rinj në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ku pjesa veriore e Kosovës, me komunat serbe të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës, do të kalonin në Serbi, ndërsa Kosovës do t’i bashkoheshin territoret e komunës së Medvegjës dhe Luginës së Preshevës, e populluar kryesisht me popullsi shqiptare.

Në hartë janë theksuar katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, për të cilat thotë se janë “jashtë kontrollit, nuk janë të rregulluara me ligj dhe janë pre e grupeve mafioze”./Zeri

Next Post
“Opozitës i janë prekur interesat, vettingun në politikë do ta bëjë Drejtësia”

"Opozitës i janë prekur interesat, vettingun në politikë do ta bëjë Drejtësia"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

October 24, 2026
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

October 24, 2026
Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In