• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozitës i janë prekur interesat, vettingun në politikë do ta bëjë Drejtësia”

by A R
23/09/2018 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur interesat në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vettingu po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare.

Referuar debatit për propozimin e PD për vettingun në politikë, Balla u shpreh se do të bëhet nga institucionet e reja të drejtësisë që do të fillojnë së shpejti.

Opozita kërkon Vetting në politikë, ndërsa shumica përmes kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se drafti do të dërgohet në Komisionin e Venecias, por Basha ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk kemi kohë që të presim.

Por në draftin e opozitës nuk parashikohet që në ligj të përfshihen edhe familjarët e politikanëve.

Fjala e plotë e Taulant Ballës te fondacioni gjerman “Friedrich Stiftung”

Politika bëhet edhe më pak interesante për të rinjtë teksa dëgjojnë çdo ditë akuza të pavërteta dhe përbaltje. Prandaj ne kemi vendosur të mos i kushtojmë më vëmendje politikës së përbaltjes. E gjithë vëmendja jonë është për njerëzit.

Ne kemi shumë sfida të reja, të vështira përballë nesh, por kjo është normale sepse reformat që kemi ndërmarrë kanë prekur shumë interesa. Drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.

Ju anëtarët e FRESSH duhet të jeni krenarë që me Partinë Socialiste arsimi po transformohet dita ditës drejt standardeve europiane.

Ju duhet të komunikoni me ata bashkëmoshatarë që thonë se vota nuk ndryshon asgjë, e duhet tu shpjegoni se ata gabojnë, sepse ndryshon. Me Partinë Socialiste po bëhen të mundura gjëra që përpara nuk dukeshin të mundura. Jo vetëm reforma në drejtësi. U bë gjithashtu reforma territoriale. U bë reforma në arsim, për të cilën thuhej nuk bëhet, po shpërndahen çdo ditë hipotekat për mijëra familje dhe këtë e bëri vota për Partinë Socialiste. Pasi nëse vota nuk do ishte për Partinë Socialiste nuk do ishin bërë dhjetra mijëra legalizime, teksa do vijonte informaliteti. Po mbarojmë të gjitha rrugët e lëna rrugëve dhe kemi filluar akse të reja madhore si “Rruga e Arbërit”.

Vota pra, bëri që Shqipëria sot, në vitin e dytë të mandatit tonë të dytë, të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, çka do të thotë nëse vota do të ishte për ata që rrënuan vendin nga 2005 deri në 2013, do të ishte shumë më i lartë borxhi, teksa 97% do të vuante lakun e taksës së sheshtë, kur i pasuri dhe i varfëri taksoheshin njëlloj.

Pra, nuk janë të gjithë njësoj, dhe si nuk paska rëndësi nëse shkon apo jo në votime.

Politika është një fuqi që mund të bëjë shumë mirë dhe për këtë duhet të angazhojmë sa më shumë të rinj në Partinë Socialiste e t’ju japim mundësinë të kontribojnë për Shqipërinë që Duam”.

/b.d

Next Post
Irani thërret diplomatët e huaj pas sulmit gjatë paradës

Irani thërret diplomatët e huaj pas sulmit gjatë paradës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In