• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LDK si një alibi e Albin Kurtit për moszgjedhjen e presidentit

by Mero Baze
20/08/2026 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një qëndrim kontradiktor në arsyetimin e LDK-së rreth takimit me Albin Kurtin. Kryetari i LDK-së thotë se po bisedojmë të gjejmë një president konsensual, por nuk do të marrim pjesë në qeveri.

Së pari, presidenti konsensual nuk mund të dalë nga partia e dytë e opozitës, por nga konsensusi i gjithë opozitës me partinë e parë. Një president mes LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk arrihet edhe sikur ato të bien dakord. Të dyja bashkë kanë 71 vota dhe një bojkot i mundshëm i opozitës nuk e siguron kuorumin për president. Kështu, ajo nuk respekton as traditën e saj “institucionale” dhe as logjikën e numrave. Tradita institucionale e LDK-së ishte kur Ibrahim Rugova, që fitonte 54 për qind të votave, ia jepte qeverinë Ramush Haradinajt, jo të bisedonte sa i gjatë ishte Ramushi dhe si i krihte flokët.

Pra, është një tallje dhe jo një nismë serioze për të biseduar për president.

Së dyti, aktet e veçuara të LDK-së në raport me pjesën tjetër të opozitës dobësojnë fuqinë e opozitës, e cila, së bashku me deputetët që përfaqësojnë qytetarët serbë të Kosovës, është më e madhe se Vetëvendosja. Pra, akti i LDK-së është akt që dobëson fuqinë e opozitës dhe i humbet asaj fuqinë negociuese reale, por përdoret si fasadë bisedimesh.

Së treti, ky arsyetim që ne do t’i gjejmë Vetëvendosjes një president dhe nuk duam të përfshihemi në pushtet është edhe më poshtërues, pasi i kthen ata në shërbëtorë të Albin Kurtit, në emër të gjoja “stabilitetit institucional” të Kosovës, për të cilin Albin Kurti ka dy vjet që nuk bëhet merak, madje është i eksituar prej faktit që mund ta sundojë Kosovën pa institucione. Nëse arrijnë të gjejnë një president me Kurtin, të cilin ia votojnë, le të hyjnë edhe në qeveri, se ndoshta qeverisin më mirë se Albin Kurti, së paku një pjesë e ministrave.

Dhe, në fund, nëse e kanë vërtet seriozisht të gjejnë një president konsensual, roli i LDK-së duhet të jetë përbashkues për opozitën. Pra, ajo duhet të jetë promotore e arritjes së një konsensusi opozitar për një ose dy figura konsensuale dhe t’i thotë Albin Kurtit: ke të drejtë të zgjedhësh dikë prej këtyre të dyve. Kështu veprohet në çdo negociatë. Nuk mund të hysh në bisedime për president me kritere shkollareske, për t’i parë biografinë apo gjatësinë e trupit. Zgjedhja e presidentit është akt politik, që e ka në dorë opozita e Kosovës. Populli i Kosovës ia ka hequr të drejtën Albin Kurtit të zgjedhë president sipas dëshirës së tij. Opozita duhet të bëhet bashkë, të caktojë dy kandidatë për të cilët bie dakord dhe të shkojë në bisedime me dy opsione, nga të cilat Vetëvendosja mund të zgjedhë njërin. Nëse nuk do asnjërin, atëherë shkohet në zgjedhje.

Ky vrapim i LDK-së për t’iu bërë urë Albin Kurtit që të zgjedhë president dikë që jo vetëm i duhet për pushtetin e tij, por që i duhet dhe të shkatërroj më tej opozitën, është shërbimi më i pistë që i bëhet nga një parti opozitare, një njeriu që po e mban peng Kosovën për ta gjunjëzuar.

Bisedimet me kriteret që vendos Albin Kurti mund të vazhdojnë vite të tëra dhe të mos i zbusin asnjë qoshe të kokës së Albin Kurtit, pasi ai, në thelb, nuk do president dhe as opozitë në Kosovë. Ai do të jetë kryeministër, president, kryetar i LDK-së dhe i partive të tjera. Deri te LDK-ja duket se ka shkuar.

Next Post
Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mbi 13 mijë drejtues

Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mbi 13 mijë drejtues

October 5, 2026
Një punonjëse u infektua me COVID-19, bashkia e Durrësit “mbyll” dyert dhe nis dezinfektimin

Vijon aplikimi i parkimit me pagesë në rrugët dhe sheshet e Durrësit, gjoba deri 20 mijë lekë për automjetet! Zbulohen tarifat

October 5, 2026
“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

“Ky Parlament duhet të zhduket sa më parë”- Berisha ‘shpërthen’ me kërcënime nga foltorja e Kuvendit: Pusho dhe mos fol ti atje, lëri qëndrimet histerike!

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

October 5, 2026
“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

“Mos e humbni humanizmin”- Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Ministri Demo prezanton ekipin e ri për Pushtetin Vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 i integrimit dhe shërbimet ndaj qytetarëve

October 5, 2026
Sulmet kibernetike / Eksperti: Kanë për qëllim destabilizimin, autoritetet duhet të jenë më të pregatitur

“Shqipëria e ekspozuar ndaj sulmeve hibride”- AKSK: Dominojnë ato nga Irani, por edhe nga aktorë të tjerë të huaj si Rusia dhe Kina! 20 incidente

October 5, 2026
Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

October 5, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com