Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia dhe Serbia kanë qenë dhe do të mbesin gjithmonë aleate.
Lavrov ka biseduar sot në Beograd me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.
Ai ka thënë se Rusia nuk heq dorë nga kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës.
“Serbia dhe Rusia mbështeten në normat e ligjit ndërkombëtar. Ne i mbështesim parimet e parashikuara me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Lavrov.
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është miratuar pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova në qershor të vitit 1999 dhe ajo e e përcakton statusin politik të Kosovës si protektorat të OKB-së.
Lavrov, në Beograd, ka marrë pjesë në një konferencë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.