• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lavdosh Ferruni: Draftit të mbetjeve, iu përmirësua vetëm një amendament, gati protestat

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistoi Ben Andoni

Pak vite më parë, në vitin 2013, referendumi për Ligjin e Mbetjeve arriti të mbledhë për pak kohë plot 65.000 firma.

Ato ishin të mjaftueshme për Aleancën Kundër Importit të Plehrave, që e organizoi kërkesën për referendumin, për shfuqizimin e neneve përkatëse të ligjit të atëhershëm. Referendumi, që pati mbështetjen e qindra-mijëra të tjerëve, ishte llogaritur të zhvillohej në dhjetor të vitit 2013.

U konsiderua sukses mosmbajtja e tij, pasi qeveria Rama në vazhdë të premtimeve të saj, asokohe  inicioi një ligj për shfuqizimin e të gjitha neneve që lejonin importin e mbetjeve.

Duke vazhduar propagandën e saj të atyre ditëve qeveria shprehej fjalë për fjalë se: importi i mbetjeve bie në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut dhe se ky import bie ndesh me përparësinë që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve që prodhohen nga tregu shqiptar.

Ashtu si pritej, votimi i ligjit më 10 tetor të vitit 2013 ka bërë që referendumi të deklarohet i panevojshëm. Krejt papritur, këtë muaj (shtator 2016), me iniciativën e deputetëve të PS-së, Eduard Shalsi dhe Ervin Bushati dhe atij të LSI-së, Bujar Derveni, është kërkuar zhvillimi i mëtejshëm i kësaj industrie.

Sipas tyre, akti “rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend duke kthyer të drejtat që ka pasur Këshilli i Ministrave, si pjesë e rrjetit të integruar të mbetjeve”. Gjithashtu, ai, sipas tyre  përcakton edhe autoritetin pranë të cilit depozitohet kërkesa për importin e mbetjeve, por nga ana tjetër edhe autoritetin që e lëshon këtë akt.

“Si pasojë e këtij parashikimi, bëhen edhe ndryshimet përkatëse në pjesën takuese të kundërvajtjeve administrative, me qëllim që mbetjet jo të rrezikshme të mos importohen pa u pajisur me dokumentacionin përkatës që specifikohet në këtë akt”, kanë referuar ata.

Nga drafti i dikurshëm i qeverisë Berisha janë prezantuar disa shtesa e ndryshime, që i përshtaten realiteteve të reja.

Në kushtet e një konfuzioni të madh të këtyre ditëve duket se Ligji ende nuk po jep reagimet e duhura, por Lavdosh Ferruni, ambientalist mendon se “I gjithë procesi është i dëmshëm, duke filluar që nga transporti i panevojshëm nga një vend tjetër drejt Shqipërisë, një transport voluminoz me emesionet e gjeneruara të rritura prej gazrave të kamionave.

Përpunimi (riciklimi) i mbetjeve krijon mbetje, që kthehen në rrezik pasi janë një përzierje e substancave që përmbajnë materialet e riciklueshme me detergjentët e fortë e të shumtë që kalojnë nëpër një e lumenj, duke mundësuar dhe dëmin e madh të ndotjes së ujërave nëntokësore e të ajrit në rastin e shkrirjes.

Dëm i madh mund ti shkaktohet mjedisit dhe shëndetit nga orientimi drejt mbetjeve të importit duke braktisur ato të vendit, e si pasojë edhe dëm social duke lënë pa punë të vetëpunësuarit në grumbullimin e mbetjeve, që janë rreth 30 mijë.”

Kurse i një mendimi tjetër është kreu i shoqatës së ricikluesve Vullnet Haka, i cili ka thënë dy ditë më parë për Oranews se: Importi i plehrave në Shqipëri është i ndaluar. Në vitin 2013 është miratuar ligji, i cili në mënyrë eksplicite ndalon importin e plehrave për qëllime depozitimi. Është mazhoranca e sotme që është shprehur në vitin 2013 se nuk jemi kundër importit ë mbetjeve të riciklueshme, por nuk kemi besim tek institucionet që mund ta kontrollojnë dhe mund ta monitorojnë….

Aktualisht situata është shumë e rëndë. Industria e riciklimit po shfrytëzon 28.6% të kapaciteteve të instaluara prodhuese. Kjo industri ka investuar rreth 234 milionë euro. kuptoni që këtu nuk mund të pajtohemi me atë që thonë pseudoambientalistë.

Duhet ta kuptoni që humbet ekonomia shqiptare, humbet eksporti. Kemi çuar në pikëpyetje të plotë ekzistencën e industrisë së riciklimit. Është drejt falimentit. Duhet të kemi një industri riciklimi më të fortë, në të kundërt do të shkojmë në kolaps”.

Paçka mendimeve të ndryshme, shoqatat e ambientalistëve pritet të fillojnë protestat e tyre, lidhur me këtë.  “Reagimi ka filluar e do rritet dita-ditës nga grupime të ndryshme që janë solidarizuar me lëvizjen e iniciuar nga AKIP. Dhe reagimi nuk do ndalojë më datën 22 Shtator, pasi është 90% e popullsisë që e mbështet, sipas sondazheve serioze të kryera”, shprehet për JAVANEWS, z. Lavdosh Ferruni.

017000688_40400Çfarë përmban saktësisht projekt/ligji i mbetjeve që do kalojë në parlament?

“Projektligji rikthen importin e mbetjeve në Shqipëri, pas ndalimit me ligj që  ju  bë në vitin 2013 nga maxhoranca e sotme. Në versionin që pritet të kalohet më 22 Shtator në krahasim me versionin e kaluar në Korrik, për t’u përmendur është vetëm fakti se amendohet neni që lejonte importin e mbetjeve edhe për incenerim”.

 

A është kaq i padëmshëm i gjithë si proces, nga kjo që po prezantohet nga autoritetet e ndryshme?

“I gjithë procesi është i dëmshëm, duke filluar që nga transporti i panevojshëm nga një vend tjetër drejt Shqipërisë, një transport voluminoz me emesionet e gjeneruara të rritura prej gazrave të kamionave. Përpunimi (riciklimi) i mbetjeve krijon mbetje, që kthehen në rrezik pasi janë një përzierje e substancave që përmbajnë materialet e riciklueshme me detergjentët e fortë e të shumtë që kalojnë nëpër një e lumenj, duke mundësuar dhe dëmin e madh të ndotjes së ujërave nëntokësore e të ajrit në rastin e shkrirjes. Dëm i madh mund ti shkaktohet mjedisit dhe shëndetit nga orientimi drejt mbetjeve të importit duke braktisur ato të vendit, e si pasojë edhe dëm social duke lënë pa punë të vetëpunësuarit në grumbullimin e mbetjeve, që janë rreth 30 mijë.”

A mendoni se do të ketë reagim të Aleancës kundër plehrave dhe subjekteve të tjera për këtë hap të qeverisë?

“Reagimi ka filluar e do rritet dita-ditës nga grupime të ndryshme që janë solidarizuar me lëvizjen e iniciuar nga AKIP. Dhe reagimi nuk do ndalojë më datën 22 Shtator, pasi është 90% e popullsisë që e mbështet, sipas sondazheve serioze të kryera”.

 

Next Post
Zyrtare: Trajneri gjerman merr drejtimin e FC Prishtinës

Zyrtare: Trajneri gjerman merr drejtimin e FC Prishtinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

January 2, 2026
Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

January 2, 2026
E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

January 2, 2026
“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

January 2, 2026
Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

January 2, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika propozon kremtimin e ditëlindjeve të udhëheqësve!

January 2, 2026
22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

January 2, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com