• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lavdia e fundit e kufirit të mbyllur

by Frrok Çupi
27/09/2023 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të dy palët, si këndej edhe andej kufirit, sot përjetojnë lavdi.

Në anën këndej është vrarë rreshter Afrim Bunjaku dhe është plagosur një polic tjetër; ndërsa në anën andej janë vrarë katër vetë. Në të dy anët e dy shteteve janë prekur dy tempujt përkatës: Flamujt.

Sot, të dy presidentët kanë urdhëruar uljen në gjysmë- shtizë.

Prekja e flamurit është njësoj, si në kohën e fitores ashtu edhe të humbjes; në të dy rastet përcillet emocioni i lavdisë.

Sot, të dy palët që vranë njëri tjetrin, janë shpallur heronj të secilit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për fqinjët se sa ky që vret njeriun tënd është heroi im, ndërsa njeriu yt që ka vrarë njeriun e atij është heroi yt.

Nesër do të vriten përsëri mes njëri tjetrit, si ata matanë kufirit ashtu edhe këta këndej kufirit. Veçse nesër mund të qëllojë i pari ai që kësaj here qëlloi i dyti…

Kështu do të vejë puna sa kohë që do të ketë kufi të mbyllur.

Gjithë kontinenti i Europës i ka liruar kufijtë dhe në të dy anët dukesh si në dritën e  diellit; përveç kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në Veri. Qysh prej fillimit kur si Kurti i Kosovës edhe Vuçiç i Serbisë u kujdesën që para Europës të fshehin ‘nën mëngë’ krimin e kufirit, ata e dinin se çfarë do të ndodhte. Vrasja do të ndodhte e fundit- siç ndodhi. Para të gjithave do të ndodhte e po ndodh trafikimi i paligjshëm, trafik njerëzish, trafik droge, trafik armësh, për interesa të secilës palë.

Këta i ranë ‘këmbës së kalit’, jetë a vdekje!, për ta mbajtur kufirin të mbyllur, por secili me role të ndryshme: ‘Vuçiç si djalë i mirë liberal, ndërsa Kurti si njeriu që bren hekur me dhëmbë, por kufirin nuk e do të hapur.

Sot, që në mëngjes, si gjykata themelore e Prishtinës edhe themelorja e Beogradit, duhej të kishin lidhur me pranga dy të pandehur: Albin Kurtin dhe Alexandar Vuçiç.

Sa kohë që në të dy anët mizoria që ndodhi në kufi përjetohet me ‘lavdi’ reciproke, Ballkanin dhe Europën i pret ogur i zi. Tre ‘terroristë’ serbë- siç i quan Kurti, sot janë ngritur si zgalemë të lavdisë serbe në ‘Kalanë e Bardhë’ mbi Danub. Ndërsa Afrim Bunjaku i Kosovës, u kthye menjëherë në ‘totemin e Lavdisë ‘ së Kurtit. Sikur ta kishte vrarë vetë Kurti, nuk do të ishte aq në kohë e në favor për kryeministrin aktor të Kosovës; kaq për hajër i doli. Vetëm vajza e mjerë mbeti me lot në sy duke ‘qortuar’ të atin ‘pse nuk na mësove të jetojmë pa ty’.

Kufijtë e shteteve, gjithë jetën janë mbyllur me qëllim për të vrarë njerëz dhe për të shkaktuar konflikte.

Kjo ishte lavdia e fundit e kufijve të mbyllur.

Dy herë më parë, në epokën tonë më të re, mbyllja e kufijve ndodhi në ‘klimën e vet’, fshehurazi nga sytë njerëzorë. Sot e kësaj dite nga toka ku u fsheh ‘perdja’ e kufijve, vijnë e na gjëmojnë krimet dhe konfliktet:

Kufiri i Peshkëpisë dhe kufiri i Gramozit:

Në të dy pikat, sa herë gërmojnë barinjtë për një gur stralli sa për të ndezur duhanin, aty shfaqet një dëshmi vrasjeje.

Në Gramoz gjendet eshtrat e kalimtarëve ‘të pa ligjshëm’ të vitit 1989; gjithashtu edhe eshtrat e komunistëve grekë ‘të pa ligjshëm’ të vitit 1949. Kufiri i mbyllur krimin e bën ‘hero’, ndërsa njeriun e bën autor krimi.

Tragjedinë e Peshkëpisë e kishte mbajtur të fshehur presidenti i asaj kohe në krye të Republikës, dhe e nxori kësaj pranvere me emrin ’Beleri’. Aty u vranë dy oficerë të ushtrisë shqiptare; edhe ata u shpallën dëshmorë, por edhe ata si ‘totemë’ për të ngritur lavdinë e presidentit. Beleri ishte një nga vrasësit në kufi dhe tani është radha e tij për t’u kthyer në ‘totem’ të konfliktit mes Shqipërisë e Greqisë.

Të gjithë këta të vrarë në kufi të verbër, po shfaqen si përmendore ‘për atë zotninë atje në krye të shtetit’. Si në Kosovë edhe në Beograd.

Next Post
Berisha mohon lidhjet e të birit me kullën: Këta hoqën akcizën e Red Bullit! Tjetri ka me dhjetëra tendera

Berisha: FBI, institucion qesharak që ka shkelur ligjet. Mori në pyetje Durim Bamin për vrasjen e Tom Doshit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In