• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Latifi pranë largimit nga Skënderbeu, e kërkojnë Dinamo e Zagrebit dhe Gent

by A R
26/04/2017 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klubi gjigant kroat, Dinamo Zagreb, si dhe ai belg, KAA Gent, duan të blejnë mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifi. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë drejtuesve bardhekuq se agjentët e të dyja klubeve kanë bërë vizita të shpeshta në Shqipëri gjatë javëve të fundit dhe janë takuar me zyrtarët më të lartë të korçarëve.

Latifi gol Kukesit

Drejtori sportiv, Haris Fakiç, disa herë është parë i shoqëruar në ndeshjet e Skënderbeut nga menaxheri i Dinamos së Zagrebit. Objektivi është i qartë: kroatët duan me çdo kusht mesfushorin, por më parë duhet të bindin presidentin Ardjan Takaj. Ky i fundit kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e 23-vjeçarit dhe burime në klub tregojnë se presidenti synon minimalisht 800 mijë euro.

Një mundësi e artë u “dogj” në janar, kur për Latifin u interesuan disa klube, mes tyre edhe kampionët e Kazakistanit, Astana. Fakti që brenda gjashtë muajve të parë të sezonit mesfushori ishte aktivizuar në dy klube (te Kukësi në Ligën e Europës dhe më pas te Skënderbeu) dhe nuk kishte mundësi të kalonte te një i tretë (nuk e lejon rregullorja e FIFA-s), bëhej i pamundur transferimi në merkaton e janarit.

Megjithatë, përfundimi i këtij sezoni do të gjejë Latifin në një tjetër kampionat. Gazeta mëson se Dinamo Zagreb po insiston më shumë se të gjithë për të blerë kartonin e kosovarit që luan me Kombëtaren e Shqipërisë, por në lojë është edhe Lacio, me Igli Taren që e ka ndjekur vazhdimisht Latifin dhe është gati ta afrojë te bardhekaltrit. Natyrisht, “ofensiva” e italianëve mund të kalonte në plan të dytë ofertat e tjera, por gjithçka mbetet për t’u parë, teksa në fund do të vendosë Takaj./Panorama/a.m.

Next Post
Presidenti  Trump çuditi Washingtonin në 100 ditët e para

Presidenti Trump çuditi Washingtonin në 100 ditët e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In