• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Larmishmëri këngësh në Sanremo – Zhani Ciko: Festivali ishte i realizuar në të gjithë komponentët

by A R
12/02/2024 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja më e madhe e muzikës italiane, Sanremo përmbylli me sukses edicionin e 74-t të këngës.

Për 5-së netë me radhë ky festival mblodhi pranë vetes miliona spektatorë nga e gjithë bota të cilët ndoqën me vëmendje të 5-ta netët duke shijuar jo vetëm muzikën e mirë, por edhe të ftuarit special të cilët dhuruan spektakël dhe magji në skenë.

Dirigjenti dhe Mjeshtri i madh, Zhani Ciko vlerësoi larmishmërinë e këngëve që Festivali i 74-t solli për publikun italian dhe atë ndërkombëtar.

“Një festival me vlera, me vlera në radhë të parë që manifestohej tek këngët e shumta, të bollshme të tipeve të ndryshme që nga ato këngë të voglat fare që mund t’ja këndosh dhe fëmijëve e deri tek këngët monumentale, këngët me grupe. Kishte një energji të jashtëzakonshme të këngëve rinore”, u shpreh Ciko.

Prej dekadash festivali i Sanremos ndiqet edhe nga publiku shqiptar, i cili këtë vit ka mbërritur ndryshe.

Për 5 netë, Radio Televizioni Publik Shqiptar solli nën moderimin e gazetarëve Andri Xhahu dhe Elona Jaçellari  spektaklin, intervista ekskluzike dhe mjaft emocione.

“Televizioni shqiptar ndër vite e ka sjellë Sanremon edhe për publikun shqiptar me komente dhe interpretime. Sivjet për herë të parë, isha e nderuar që në krah të kolegut tim Andri Xhahu patëm mundësi të sjellim për publikun shqiptar këtë festival  përmes komenteve dhe interpretimeve tona. Risi ishte dhe fakti që moderatorët shqiptarë u shfaqën në ekran, pra u prezantuam edhe vizualisht” u shpreh moderatorja Jaçellari.

Angelina Mango është fituesja e edicionit të 74 të festivalit të Sanremos e cila do të përfaqësojë Italinë në Maj në Eurovizion 2024, në Malmo të Suedi.

/a.r

Next Post
“Pasardhësit s’do na e falnin kurrë!” Ish-presidenti polak, Valesa: Rusia do ndryshim

"Pasardhësit s'do na e falnin kurrë!" Ish-presidenti polak, Valesa: Rusia do ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In