• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largimi i Ballës nga Ministria e Brendshme, analisti: Rama mund të ketë informacione që ne s’i dimë

by A R
30/07/2024 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri dhe ai që shkaktoi më shumë debate e ngriti pikëpyetje ishte largimi i Taulant Ballës nga kreu i Ministrisë së Brendshme.

Pasi shërbeu për një vit si ministër i Brendshëm, tashmë Balla do të marrë postim e mbajtur deri më tani nga Elisa Spiropali, si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Për analistin Lufti Dervishi, ka gjasa që kryesocialisti ta ketë larguar Ballën nga posti i rëndësishëm që mbante, për t’u paraprirë atyre që do të vijnë më pas.

“Kryeministri mund të dijë gjëra, ose të ketë informacione që ne nuk i kemi, që lidhen me SKY dhe EncroChat… pra të natyrës së problemeve me drejtësinë,” shtoi Dervishi në “Debat” nga Alba Alishani.

Kurse, për analistin Plator Nesturi, largimi i Ballës, më shumë sesa një çështje e drejtësisë, mund të jetë taktikë duke mbajtur parasysh se jemi në vit elektoral së shpejti.

“Nuk pritej. Nuk ka pasur kritika, ka pasur disa aksione që janë quajtur suksese edhe nga kryeministri.”

Sipas tij, nëse kryeministri do të kishte informacione se Taulant Balla ka probleme me drejtësinë, atëherë nuk do ta kishte mbajtur sërish në kabinet.

“Unë mendoj se duhet të jetë pjesë e asaj që mund të quhet filozofia me të cilën Rama ka nisur lëvizjet e veta, që nuk janë të vogla. Të gjitha ministritë janë më të rëndësishmet…Ai që bën veprimet e para, kap imazh, kap dhe vlera. Jemi në vit elektoral, sondazhet tregojnë se qytetarët nuk kanë besueshmëri te kjo klasë politike.”

Kujtojmë se përpos Ballës, Rama njoftoi edhe si kryetare për Parlamentin pas largimit të Lindita Nikollës është zgjedhur Elisa Spiropali. Kurse, zëvendës i Ballës në ministrinë e Brendshme u caktua Ervin Hoxha.

Gjithashtu, Rama largoi edhe Bledi Çuçin si kreu i Grupit Parlamentar dhe këtë përgjegjësi ia delegoi Niko Peleshit. Pas detyrës së re që ka marrë Peleshi, vendin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Piro Vëngu.

Ervin Mete nuk do të jetë më ministër i Financave, por Petrit Malaj.

/a.r

Next Post
Tritol mobilerisë në Durrës, pronari: Kjo është hera e tretë, s’kam konflikte…

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Shkodër, autori ende i pa identifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

“Kushtetuesja” shpall vendimin: Pagat e magjistratëve nuk mund të ulen, ngarkohet Kuvendi për ndryshimet ligjore

February 17, 2026
“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

February 17, 2026

Në kërkim të një lideri

February 17, 2026
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset 15-vjeçari, pesë të shoqëruar në Komisariat

February 17, 2026
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

February 17, 2026
“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

February 17, 2026
“Sky dhe Encro deputetët nuk i donin për të bërë puçi-puçi me gratë”, Korreshi: Kërkojmë transparencë për platformat e kriptuara

Korreshi denoncoi kushtet në Spitalin e Lushnjës, Ministria e Shëndetësisë: Bëhet fjalë për një godinë jashtë funksioni

February 17, 2026
“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

February 17, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

February 17, 2026
Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In