• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lapraka, shpejt me fushë sportive dhe këndë lojërash për fëmijë

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lapraka do të ketë së shpejti një fushë të re sportive dhe një kënd lojërash për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në sheshin “Lord Bajron”, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese e çlodhëse për të rinjtë dhe fëmijët e njësisë nr. 11. Sipas Planit të ri të Përgjithshëm Vendor, Lapraka do të jetë edhe një nga poliqendrat e Tiranës. Nisja e punimeve për projektin e ri u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se bashkia e kryeqytetit respekton moton e saj për të bërë një punë konkrete çdo ditë.

“Për 51 javë kemi zbatuar moton: “Çdo ditë nga një punë konkrete për Tiranën” dhe më vjen mirë që puna konkrete e ditës së sotme, teksa mbyllëm vitin tonë të parë, ka të bëjë me fillimin e një projekti fantastik këtu në njësinë 11, në zonën e Laprakës, që do të përfundojë brenda muajit gusht, me një terren sportiv të cilësisë më të lartë, si fusha basketbolli dhe me një kënd lojërash për të gjithë fëmijët”, deklaroi Veliaj. Investimet në Laprakë, theksoi kryebashkiaku, tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, ndërsa po ndjek filozofinë e investimeve sipas projektit të ri urbanistik.

“Lapraka do të jetë pjesë e poliqendrave të Tiranës, do të jetë një qendër më vete. Por, që të jetë e tillë, këtu nuk mund të ketë vetëm banka dhe institucione për të rriturit, por edhe terrene sportive e lodra për fëmijët, si dhe mjedise çlodhëse për të moshuarit”, tha ai. Veliaj kujtoi gjithashtu se, Bashkia e Tiranës ka bërë një premtim që brenda këtij viti kalendarik të gjitha lagjet e reja të Tiranës të kenë terrene të reja sportive dhe kënde lojërash. Po ashtu, edhe shkollat e kryeqytetit do të kenë ambiente të rikonstruktuara.

“I siguroj qytetarët që në shtator, kur të jenë kthyer nga pushimet, të gjitha shkollat do të jenë me infrastrukturë të përmirësuar, të lyera, të higjienizuara, të adresuara me të gjithë nevojat që kanë pasur për ngrohje, përpara se të nisë stina e ftohtë dhe më vjen mirë që ky projekt i rehabilitimit urban, i kthimit të një”baltovine” në një ambient të urbanizuar është në fakt metafora më e bukur e vitit tonë të parë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës”, u shpreh ai. Kreu i bashkisë së Tiranës vlerësoi edhe mbështetjen e investitorëve për projektet që po vihen në zbatim.

“Mezi pres që duke nisur nga shtatori marrëveshja e re që kemi me basketbollistët, ish-basketbollistët, trajnerët dhe sportdashësit, t’i hapë të gjitha palestrat e qytetit të Tiranës për përdorim të komunitetit. Kjo do të thotë që në shkolla si “Ahmet Gashi”, pasi mbaron ora e gjashtë e mësimit, komuniteti do të kenë akses në këto terrene sportive dhe në palestrat e shkollës, për t’u siguruar që shkolla nuk është një parkim me orar i fëmijëve, por është një hapësirë komunitare e cila funksionon gjatë gjithë orëve të ditës”, theksoi ai.

Ndërsa, kreu i njësisë administrative nr. 11, Gentjan Arapi vlerësoi vendimin e bashkisë për t’iu përgjigjur kërkesave të banorëve të Laprakës. “Sot ky komunitet ka një fushë, ka kënde lojërash, hapësira publike, që Laprakës i kanë munguar ndër vite. Ta ruajmë këtë vend, ta ruajmë si pronën tonë sepse është me të vërtetë një investim i mirë”, përfundoi ai.

Veliaj inspekton nisjen e punimeve te sheshi Bajron (3)Veliaj inspekton nisjen e punimeve te sheshi Bajron (2)Veliaj inspekton nisjen e punimeve te sheshi Bajron (1)

Next Post

Gashi, një gol ngushëllim përballë Pirlo e Lampard (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

August 16, 2026
Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com