• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Landfilli i Tiranës, Veliaj: Tarifa që paguajmë sa 1/3 e vlerës së propozuar nga Berisha dhe Meta

by A R
02/02/2023 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar procesin e pastrimit të Tiranës nga plehrat. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës është një nga 5 klientët dhe jo autoritet konkrator. Ai shtoi se sot pastrimi bëhet kundrejt një shifre që përbën 1/3 e vlerës së propozuar nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.

“Secili duhet të mbajë përgjegjësinë për punën e tij. Unë jam kryetari i Bashkisë së Tiranës. Detyra ime është të pastroj Tiranën. Kontrata kërkon që Bashkia e Tiranës, e cila nuk është autoritet kontraktor, por një nga 5 klientët, të çoje plehrat ne landfill. Unë si kryetar bashkie gjeta propozimin e LSI-së dhe PD-së, kur Luli dhe Monika drejtonin Bashkinë e Tiranës – Luli ishte kryetar dhe Petrit Vasili nënkryetar, kurse në koalicionin e madh ishte Ilir Meta me Sali Berishën – ky propozim e kishte tarifen 36-37 dollare për të bërë të njëjtën gjë. Bashkia tani e bën me 1/3 e tarifes”, u shpreh Veliaj në Real Story.

Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës paguan vetëm shërbimin dhe jo investimin, duke theksuar se taksa e pastrimit nuk ka ndryshuar, pavarësisht rritjes së shërbimit.

“Nuk ka arritur taksat e pastrimit, fare. Merre faturën që ke pasur dhe faturën tani, ke të njëjtën taksë pastrimi. Bashkia e Tiranës i çon dhe i peshon aty. Nuk ka paguar Bashkia e Tiranës investime. Ne paguajmë vetëm për ton, ne paguajmë një shërbim. Detyra e kryetarit të Bashkisë është të pastrojë qytetin dhe të lërë plehrat te dera. I lëmë të dera e atij autoriteti që është përzgjedhur nga ministrat e asaj kohe, që kanë qenë të LSI-së. Që LSI i bie mbrapa plehrave është një gjë që LSI e ben rëndom. Se është metaforikisht apo fizikisht, ajo është një parti që plehrave i bie mbrapa. Se ndryshe nuk do kishte shpjegim që drejtuesit e asaj partie janë njerëzit më të urryer sot në të gjitha sondazhet. Këtu të paktën të gjithë sondazhet bien dakord. Një parti që ndërron emrin është si një ish trafikant droge që vjen në Shqipëri si investitor dhe merr një emër dhe identitet të ri. Një parti që nuk ka problem me pastërtinë nuk ka nevojë të ndërrojë emrin”, deklaroi ai.

/a.r

Next Post
“Fiskalizimi online një histori suksesi”/ Rama: Më shumë transparencë, më pak informalitet!

Rama: Dy kompanitë ruse kanë marrë tender pa garë nga qeveria e mëparshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com