• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lamtumirë Trojka! Greqia del nga plani i fundit i ndihmave të BE-së

by Java News
20/08/2018 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia i thotë lamtumirë Trojkës dhe zyrtarisht del nga plani i fundit i ndihmës ndërkombëtare që ka shmangur falimentimin dhe daljen nga euro, me koston e reformave të rënda. Pra, epoka e shpëtimeve të BE-FMN ka mbaruar.

Pas Portugalisë, Irlandës, Spanjës dhe Qipros, Greqia ishte anëtari i fundit i Eurozonës që përfitonte nga një program ndihme ndërkombëtare pas krizës.

Siç njoftoi Kryeministri Alexis Tsipras, Greqia tani duhet të “kthehet në një vend normal”. Një normalitet që nuk do të thotë fundi i krizës ekonomike dhe sociale që ka dërrmuar vendin për pothuajse nëntë vjet.

Problemet për shumicën e popullsisë mbeten serioze, papunësia, ulja drastike e pagave dhe pensioneve, vështirësitë për sektorin shëndetësor, arratisja jashtë vendit prej pothuajse e gjysmë milioni grekëve – dhe sipas fjalëve të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Greqisë, Yannis Stournaras , mbetet “një rrugë e gjatë për t’u bërë” për të rikthyer ekonominë.

Republika helenike tani do të ecë me këmbët e veta, por guvernatori, i cili flet për efektet pozitive të masave drastike të vendosura nga tre memorandume për shpëtimin, në veçanti mbi liberalizimin dhe kostot e punës, paralajmëron: “Nuk duhet të kthehemi pas” në angazhimet e marra me kreditorët gjatë tre ndihmave. Përndryshe tregjet – në të cilat Athina tani duhet të mbështetet për të shitur bondet e saj dhe të rifinancojë borxhin – do të “braktisin” Greqinë.

Dhe kjo, shpjegon ai, është veçanërisht e rrezikshme sepse “nëse ekziston një trazirë e fortë ndërkombëtare, qoftë në Itali, ose në Turqi, ose në ekonominë globale, do të përballemi me vështirësi për t’iu drejtuar tregjeve, duke pasur parasysh se ndjeshmëria e letrave me vlerë të Greqisë mbetet e lartë “.

ma.me

Next Post
Për tre muaj bëhet verifikimi i viktimave të dhunës seksuale në Kosovë

Vajza, nëse bëni këto veprime, ai do të ndahet nga ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

August 29, 2026
VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

August 29, 2026
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

Ukraina sulmon me dronë frontin rus, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur në Sevastopol dhe Belgorod!

August 29, 2026
Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

August 29, 2026
“Skandaloze”/ Serbia “tërbohet” nga Juventusi, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

August 29, 2026
FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

August 29, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Trupi i të moshuarit gjendet i pajetë dhe i gjakosur në rrugët e Elbasanit, dyshimet e para për shkaqet!

August 29, 2026
Vladimir Putin merr një vërejtje nga miku i tij besnik, Lukashenko: Lufta po zgjatet!

Arsyet pse Lukashenko i shkoi për vizitë surprizë Putinit dhe si do ta zgjidhin ‘problemin’ ukrainas!

August 29, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Analiza e REL: Pse referendumi në Islandë do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

August 29, 2026
Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com