• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

by A R
24/05/2026 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U përcoll sot në banesën e fundit mes nderimeve nga Familjarë, akademikë dhe artistë “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko.

Aktori i dhjetëra roleve e karaktereve të veçantë do të prehet në vendlindje, në Dukat të Vlorës.

Kolegë e aktorët të Haskos shprehën mirënjohje për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare mes emocioneve dhe lotëve.

“E vlerësoi atë si një mik dhe koleg të paharruar, me një integritet të lartë qytetar e njerëzor, duke theksuar se karakteret e tij në kinematografi do të jenë të vështira për t’u zëvendësuar”, u shpreh Timo Flloko.

Kiço Londo shtoi: “U shpreh se arti shqiptar humbi një emblemë. Ai kujtoi se përtej teknikës së aktrimit, Hasko u mësoi studentëve njerëzoren”.

“Shkroi se Hasko e bëri karakterin e tij ‘popullor’ të pavdekshëm, duke gërshetuar humorin spontan me rreptësinë dhe mjeshtërinë e interpretimit”, tha Mevlan Shanaj.

Me ndarjen e tij nga jeta skena shqiptare humb një artist të rrallë, ndërsa publiku një figurë të dashur, që me dhjetëra rolet dhe interpretimin e tij do të mbetet në memorien e artit shqiptar.

Ndër interpretimet e tij më të spikatura veçohen roli i Milos te “Shi në plazh”, si dhe rolet në filmat “Radiostacioni”, “Njeriu me top”, “Koncert në vitin 1936”, dhe “Përrallë nga e kaluara”. Për kontributin e tij, ai mbante titujt “Artist i Merituar”, “Profesor” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com